19.8 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Filmi “Babai” me tri çmime në Filmfest Munchen

Filmi “Babai” me skenar dhe regji nga Visar Morina mbrëmë në dhënien e çmimeve në Filmfest Munchen rrëmbeu tri çmimet në të cilat ishte në konkurrencë.

Visar Morina fitoi çmimin për skenarin më të mirë dhe regjinë më të mirë, ndërsa Astrit Kabashi dhe Val Maloku fituan çmimin për aktorin më të mirë.

Lajmi u konfirmua nga Qendra Kinematografike e Kosovës, e cila edhe e ka mbështetur këtë film.

Filmi “Babai” u shfaq si premierë në festivalin e njohur Film Fest Munchen të Gjermanisë më 28 qershor. Filmi ishte i nominuar për regjinë më të mirë, skenarin më të mirë dhe për aktorin më të mirë.

Të pranishëm në premierë ishin aktorët kryesor Astrit Kabashi, Adriana Matoshi, Val Maloku, producenti i filmit Visar Krusha, si dhe drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku.

Ky filmi shtjellon rrëfimin e Norit (Val Maloku) një fëmijë, i cili shet cigare në rrugë bashkë me të atin Gëzimin (Astrit Kabashi) në Kosovën e viteve të nëntëdhjeta, ku babai dëshiron të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani, e i biri bën çdo gjë për të qenë me të. Të zënë në mes të dëshirës për të qenë së bashku dhe nevojës për t’u ballafaquar me realitetin e vështirë, marrëdhënia babë – bir zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu si ka qenë. /KosovaLive/

Më Shumë

Albin Kurti i propozuari i VV-së për kryeministër

Albin Kurti është propozuar për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje për zgjedhjet e 7 qershorit. Kjo u bë e ditur në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm...

Amaneti i Qosjes dhe Dervishit: Mesazh për një shoqëri në krizë

Nga Qazim Thaçi Shkrimtari Teki Dervishi u nda nga jeta më 29 qershor 2011 në Prishtina. Ndërsa akademiku Rexhep Qosja u nda nga kjo botë...

Lajmet e Fundit