8 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Formula 1 vjen me rregulla të reja, ja ndryshimet e garës

Asgjë nuk do të jetë si më parë, madje as fitoret. Formula 1 do t’i rikthehet aktivitetit të saj normal të dielën e parë të korrikut, me garën e Austrisë, që do i hapë udhë zhvillimit të një kampionati si asnjëherë më parë, ku mungesa e tifozëve është ajo që dhemb më tepër.

Masat shtrënguese për të mos përhapur virusin e ri kanë detyruar organizatorët që të shmangin praninë e publikut rreth pistës.

Por jo vetëm kaq. Rregullave strikte do i nënshtrohen edhe shoferët, me fitoren e një gare që nuk do të shijojë si më parë.

Drejtori teknik i Formula 1, Ross Brown zbulon se shoferët nuk do të kenë një xhiro përshëndetjeje të hipur në kamion siç ndodh zakonisht.

Gjithashtu, ceremonia e fituesve pas çdo gare dhe ekzekutimi i himnit gjatë ngjitjes në podiumin dhe do të mungojë dhe për këtë, organizatorët po mendojnë shumë për një zgjidhje alternative.

Një nga opsionet është që shoferët të rreshtojnë makinat në vijën e startit dhe të pozicionohen para njëvendëshes së tyre, ritual që pritet të marrë miratimin e skuderive.

Njëkohësisht, organizatorët po mendojnë që shpërndarja e medaljeve të bëhet në mënyrë virtuale, ceremoni që do të transmetohet në ekranet gjigante të pistës.

Më Shumë

Fytyrat e para të Radio Televizionit të Prishtinës

Radio Prishtina filloi punë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore më 1945 në Prizren, pastaj u transferua në Prishtinë. Pas luftës në Kosovë materiali...

Gjendet pa shenja jete punonjësi i Doganës në Prizren

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete brenda banesës së tij. Rreth orës 11:30 të...

Lirohet Haxhi Shala

Lajmet e Fundit