8.1 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Foto/ Zbulohet kush i helmoi 58 nxënësit në Fier, policia jep detaje: Ja çfarë përdorën dy 15-vjeçarët

Ditën e djeshme jo vetëm Fieri, por e gjithë Shqipëria e kishte vëmendjen tek gjimnazi “Janaq Kilica”, pasi 60 persona, 58 nxënës dhe dy mësues u helmuan dhe nuk dihej çfarë kishte ndodhur.

Më pas u bë e ditur se në ambientet e brendshme të shkollës ishte hedhur sprajt me lëndë gazi.

Policia ka bërë me dije se për këtë incident janë proceduar penalisht dy 15 vjeçar.

“Procedohen penalisht 2 nxënës të shkollës së mesme në Fier, të cilët dyshohen se kanë përdorur sprajt me lëndë gazi, në ambientet e brendshme të shkollës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, nën drejtimin e Prokurorisë Fier, zbardhën ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, ku si pasojë e përdorimit të një sprajti me lëndë gazi, në ambientet e brendshme të shkollës, disa nxënës shfaqën shqetësime me frymëmarrjen dhe pasi morën ndihmën e parë në Spitalin Rajonal Fier, u larguan për në banesë.

Në përfundim të veprimeve hetimore rezultoi se sprajti ishte përdorur nga 2 nxënës të kësaj shkolle, konkretisht A. M., 15 vjeç dhe A. H., 15 vjeç, të cilët u proceduan penalisht.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Ndotja e ajrit” dhe “Prishja e qetësisë publike””, njofton policia.

Më Shumë

Arrestohet një person në Prizren, i gjenden marihuanë, kokainë dhe një thikë

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve. Sipas burimeve, rasti ka ndodhur më 17 mars 2026,...

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Ofrohen për shitje banesa moderne në një zonë te re dhe shumë e përshtatshme për banim, me standard të lartë ndërtimi dhe kushte shumë...

Lajmet e Fundit