Fshiheshin nëpër istikame duke mos e ditur që po i vëzhgon droni, momenti kur ukrainasit i godasin rusët me raketa

Operatorët e dronëve që i përdor ushtria ukrainase, janë bërë makth për ushtarët e Vladimir Putinit.

Ata nuk po u lënë askund vend trupave ruse, që filluan pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, transmeton Telegrafi.

Fillimisht vëzhgojnë terrenin dhe më pas artilerisë ua dorëzojnë koordinatat e pozicioneve të ushtrisë ruse.

Pas marrjes së këtyre koordinatave, këmbësoria dhe njësitë artilerike fillojnë me sulmet. Rol të madh në precizitetin e këtyre sulmeve, po luajnë armët moderne që u janë dhënë ukrainasve nga vendet e perëndimit.

Ata menjëherë fillojnë me granatimin, duke bërë që rusët të pësojnë humbje të mëdha si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake.

Një video e filmuar nga ajri me dron, shfaq ushtarët rusë që fshihen nëpër istikame, duke mos e ditur se mbi kokat e tyre po fluturonte droni ukrainas që vëzhgonte çdo lëvizje të tyre.

E kur duket se janë “çliruar” nga ai, ushtarët dalin mbi sipërfaqen e tokës me shpresën që do të vazhdojnë tutje, por ndodhë krejt e kundërta.

Ata bombardohen duke bërë që në ato istikame të hapen gropa të mëdha nga shpërthimi i bombave, që binin me precizitet të lartë. /Telegrafi/

Më Shumë

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit

Sot mbushen 148 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet...

Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte, lirohet në procedurë të rregullt

Nën dyshimin për kryerjen e krimeve kundër popullsisë civile, është arrestuar një person në Prizren. Ai dyshohet se gjatë periudhës 24 prill 1999 e deri...

Lajmet e Fundit