16.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

FSK nuk mbetet peng i Listës “Srpska”

FSK-marrshForcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) nuk do të mbeten peng i bllokimit eventual të Listës “Srpska”, pasi që Qeveria dhe ekspertët kanë një plan “B” për fuqizimin e saj.

Ky fuqizim nënkupton që FSK-ja të fuqizohet vetëm me ndryshimin e disa ligjeve nga Kuvendi i Kosovës edhe pa u transformuar në Forca të Armatosura të Kosovës.

Përfaqësuesit e Qeverisë, por edhe ekspertë ushtarakë thonë se ndryshimi i Kushtetutës do të ishte mundësia më e mirë për ta ecur përpara FSK-në drejt FAK-ut, për edhe plani tjetër mund të jetë opsional.

Njëri nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Riza Smaka, thotë se ka hapësirë që FSK-ja të fuqizohet përmes ndryshimeve ligjore pa e pasur nevojën e ndryshimeve kushtetuese. “Ekziston një mundësi, pakëz më delikate, pa bërë ndryshime kushtetuese vetëm me hapa ligjore kjo çështje të rregullohet. Megjithatë, kjo nuk do të ishte zgjidhje e qëlluar, mirëpo është e mundur”, ka thënë Smaka

Më Shumë

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Blero dhe Afrona Dika duket se kanë lënë anash të gjitha hatërmbetjet. Dyshja, të cilët i dhanë fund martesës së tyre në vitin 2022, janë...

Aksident tragjik në Shirokë të Suharekës, humbin jetën dy persona

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të...

Lajmet e Fundit