31.6 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Fullani i shpëton shkarkimit, vetëm Ermelinda Meksi voton pro

Ardian Fullani gurvenatorGuvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani i ka mbijetuar kërkesës për shkarkim.

Në media u raportua se në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës i BSH-së, me propozim të Ermelinda Meksit, anëtare e bordit pas hedhjes në votim të gjithë anëtarët e tjerë kanë votuar pro Fullanit.

Mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe ka zgjatur rreth tri orë. Për shkarkimin e Fullanit nevojitej shumica e votave të anëtarëve të Bordit të Këshillit Mbikëqyrës. Më pas, do t’i paraqitej për miratim Kuvendit të Shqipërisë, që do të bënte hapin e fundit për shkarkimin e guvernatorit.

Nga shtatë anëtarë që morën pjesë në votim, vetëm Meksi mësohet të ketë votuar pro shkarkimit të Fullanit. Kërkesa e Meksit ka ardhur pas skandalit të grabitjes së 713 milionë lekëve nga Thesarit i shteti në Linzë.

Banka e Shqipërisë mohon lajmin për propozimin e shkarkimit të Fullanit.

Por Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, përmes një njoftimi për shtyp, mohoi faktin se në mbledhjen e sotme është propozuar një kërkesë për shkarkimin e guvernatorit Fullani.

Ndërkohë Ermelinda Meksi në një deklaratë për shtypin, nuk pranoi të shprehet në lidhje me vendimet e Këshillit Mbikëqyrës:

“Me përgjegjësinë e anëtares së Këshillit Mbikëqyrës, kam kërkuar që krahas detyrës për rishikimin e kuadrit rregullator që nxori ngjarja e rëndë në BSH, Këshilli Mbikëqyrës duhet të përdorë të gjithë instrumentet ligjore të disponueshme për adresimin e plotë të përgjegjësive në gjithë strukturën e Bankës: nga Administratorët, Këshilli Mbikëqyrës e deri te specialisti më i fundit.

Vetëm kështu mund t’i rikthehet besimi publikut se ngjarje të tilla nuk do përsëriten në të ardhmen. Pavarësia e një banke qendrore ecën paralel me përgjegjshmërinë e të zgjedhurve për drejtimin e saj. Kjo situatë ka vënë të gjithë strukturën e BSH-së para një sprove të vështire që duhet përballuar me maturi e pjekuri.

Për më shumë, në respekt të etikes dhe ligjit mund të shprehem vetëm para Kuvendit, si organi më i lartë i sovranit që më ka zgjedhur”, u shpreh Meksi.

Më Shumë

Zero tolerancë ndaj keqpërdoruesve, aksione në rrjetin e ujësjellësit në rajonin e Prizrenit

Gjatë kësaj jave, KRU “Hidroregjioni Jugor” ka zhvilluar aksione të koordinuara në komunat e Prizrenit, Malishevës, Suharekës dhe Dragashit për evidentimin dhe shkyçjen e...

Kurti: Ofruam dy kompromise, opozita s’u tregua e gatshme për marrëveshje

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka falënderuar përfaqësuesit e partive politike që iu përgjigjën ftesës së tij për takim,...

Lajmet e Fundit