-0.2 C
Prizren
E martë, 26 Nëntor, 2024

Fusnotat e Kosovës

Maxhun Krasniqi BDShkruan: Maxhun Krasniqi

Na kujtohet shumë mirë shkurti i vitit 2012 kur shtetit të Republikës së Kosovës, pas 12 vjet liri, e pas 4 vjet pavarësi, me trysninë e Beogradit dhe me ndërmjetësimin e BE dhe KB, iu vu një fusnotë kështu duke ia hequr parashkrimin Republike, dhe duke e specifikuar atë se ende është pjese integrale e Serbisë, brenda rezolutës 1244/99, kudo që Kosova të shkonte në përfaqësimet rajonale. U bë shumë zhurmë, u kërkua shumë përgjegjësi nga BE-ja dhe pala Kosovare, dhe jo vetëm që nuk u dha shumë shpjegim nëse është diçka e dëmshme apo ku na qon kjo fusnotë, por se delegacioni kosovar, Edita Tahiri bashkë me të tjerët pa pikë përgjegjësie duke u zgërdhirë na tregonin se nuk është asgjë më shumë se vetëm një fjollë bore që shumë shpejtë do të shkrihet. Ajo nuk u shkri, asaj po i vërehen pasojat edhe tani, nuk doli të jetë ashtu si pretendohej që ishte sa për t’ia bërë qejfin Beogradit, por se ishte vërtetë një nga 1001 kushtet e Beogradit.

Kur i kujtojmë 1001 kushtet e Beogradit, dhe kur kthehemi të mendojmë se sa kushte kemi vënë ne për Beogradin(asnjë) si vrasës, është bash e tmerrshme se si pala kosovare nuk qe në gjendje asnjëherë të kërkojë kushtin , ndoshta më të padëshirueshmin për Beogradin, e në anën tjetër më të rëndësishmin për popullin shqiptar, kushtin(fusnotën) e kërkim faljes për të vrarët e të zhdukurit e luftës (rreth 15 mijë). Për më shume, pala kosovare jo qe nuk insistonte në këtë kusht por as nuk e provonte, dhe në anën tjetër ngarendnin për t’ia plotësuar kushtet e Serbisë, si duket, vetëm e vetëm që liderët tanë të ishin të për preferuarit dhe të përkëdhelurit e Evropës, dhe njëkohësisht të pranueshmit e Serbisë për bisedime.

Kur jemi te ky kusht, lidershipi kosovar, në këtë rast, grupi negociator, nuk ka pasur arsye asnjë herë të mos e bëjë këtë gjë; nuk i është dashur as fuqi ushtarake, as ligjore as kushtetuese, dhe as bazë në konventë ndërkombëtare, as nuk do të ishte prishje e stabilitetit në Ballkan, për hir të së cilës bëheshin edhe këto bisedime, por vetëm një kërkesë shumë njerëzore dhe morale që besoj se bashkësia ndërkombëtare pa dyshim do ta përkrahnin.

Ky kusht, madje nuk do të duhej të behej vetëm “sa për hajt”, por se duhej te ishte mirë i definuar, madje edhe më shumë se “fjolla e borës”, sa që të shkruhej si kusht numër një në Bisedimet me Beogradin, si kusht(fusnotë) qe do të thoshte se Beogradi për hir të zhvillimit të bisedimeve dhe për hir të stabilitetit në rajon, si dhe për hir integrimeve evropiane, në asnjë dokument lidhur me Kosovën, në asnjë mbledhje të bisedimeve për Kosovën, në asnjë paraqitje në media, në asnjë vizitë në Kosovë, për X vite me radhë nuk guxon të bëjë hyrje në këto paraqitje pa e përmendur apo paraqitur parathënien apo parashkrimin: Duke kërkuar falje për viktimat e Kosovës…

Kësisoj, Beogradi, për mendimin tim, do të pranonte diçka qe ndoshta është më shumë se pranimi i pavarësisë, sepse duke pranuar kështu ai do të pranonte për gjenocidin e vet të bërë në Kosovë, dhe nuk do te mund të aludonte siç edhe ende aludojnë se ne ishim agresori, se ne ishim terroristë(përfshirë këtu edhe gra e fëmijë) të cilët ai po i ndiqte.

Po në këtë mënyrë, ndoshta edhe Evropa do të ndikonte që Serbia me qytetarët e saj, do ta pranonin një realitet dhe do te vetëdijesoheshin dhe pendoheshin për krimet e bëra në Kosovë, dhe mbase nuk do të vinte situata deri aty ku serbët dhe, ç’është me e keqja, udhëheqësit e tyre, jo vetëm që nuk kërkojnë falje kur vijnë të shkelin në gjakun e shqiptarëve, por se edhe na i quajnë nënat tona egërsira, e që nënat tona nuk janë egërsira por vetëm mund të jenë të traumatizuara nga humbja e më të dashurve të tyre nga vetë egërsirat serbe.
Një kërkim-falje si ajo më lartë mendoj se ka qenë dhe mbetet njëra ndër gjërat më të domosdoshme në raport me Serbinë, por se, ndoshta, tash është pak vonë. Dhe për mua, një lider qe do të insistonte dhe ta arrinte një gjë kaq njerëzore, do te ishte një hero në kohë paqe.

Më Shumë

Probleme me ngrohjen në dy shkolla të Prizrenit

Për shkak të një defekti në pompën e naftës së kalldajës dhe mungesës së energjisë elektrike, sot dhe nesër nuk do të zhvillohet procesi...

Totaj ndan përvojën e Komunës së Prizrenit në samitin e USAID-it

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, mori pjesë në samitin e organizuar nga USAID për programin "Kontrata Sociale", ku ndau përvojën dhe arritjet...

Ikja nga vetmia

Lajmet e Fundit