Futbollisti i Malishevës dënohet me tri ndeshje

Futbollisti i Malishevës, Rilind Haziraj, nuk do të mund të paraqitet për skuadrën për tri ndeshje. 

Kjo pasi ai është dënuar nga Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Lojtari i FC “Malisheva”, Rilind Haziraj nr fan 99 dhe nr ID 001027M99. Në min 72-të është ndëshkuar me karton të kuq direkt pas ndërhyrjes të rrezikshme–goditje me taka në fytyrën e kundërshtarit me ç’rast lojtarit mysafir me nr 5 ju shqye arkada. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Malisheva-Prishtina. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tre) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK”, ka arsyetuar Komisioni vendimin e tij.

Më Shumë

Paradoksi i autenticitetit në epokën e konformitetit Eurovision-ist

Nga Robert Aliaj Ka diçka të çuditshme në faktin që një konkurs që shpall veten si kremtim i diversitetit kulturor, prodhon çdo vit një lloj...

Totaj: Komunës së Prizrenit i janë marrë mjete përmes përmbarimit, rreth 17 milionë euro gjatë vitit 2026

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se nga buxheti i komunës janë ekzekutuar mjete përmes përmbaruesit. Sipas tij, vetëm nga kategoria e...

Lajmet e Fundit