21.6 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

Gareth Bale rikthehet nga lëndimi, i paqartë për të ardhmen

Pas 144 ditësh mungesë, Gareth Bale është rikthyer në listën e Carlo Ancelotti-t.

Bale do të jetë i pranishëm, dhe me shumë mundësi do të luajë në ndeshjen e kupës që Real Madrid e zhvillon të enjten e 20 janarit përballë Elche-s në udhëtim.

Uellsiani pësoj një lëndim në kyçjen e këmbës së majtë, që e mbajti jashtë fushave për më shumë se katër muaj.

Hera e fundit kur uellsiani u paraqit në një ndeshje zyrtare për Real Madrid-in, ishte më 28 gusht të vitit 2021 përballë Real Betis.

Ai do të rikthehet, në ato çfarë do të jenë gjashtë muajt e tij të fundit te madrilenët.

Bale është i vetëdijshëm që madrilenët nuk do t’ia rinovojnë kontratën, por përkundër kësaj ai është shumë i motivuar që të jap maksimumin në pjesën e mbetur të aventurës së tij në Madrid.

Por, Bale nuk është ende i qartë se çfarë do të bëj pas 30 qershorit të këtij viti, kur edhe zyrtarisht i skadon kontrata me Real Madrid-in.

Sipas mediave angleze, Bale ka vendosur që t’i jap fund karrierës tani – pas përfundimit të kontratës.

Mirëpo, agjenti i Bale ka lënë gjithçka të hapur, duke i lënë skuadrat tjera me sy hapur për shërbimet e tij.

Madrid jo, por e ardhmja e Bale ndahet mes shtëpisë ose aventurës së re, se cilën do zgjedh ai – edhe vet Bale është i paqartë.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Kryetari Totaj akuzon “Hidroregjionin Jugor” për ndërprerje të qëllimshme të ujit në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka reaguar ashpër ndaj situatës së krijuar me mungesën e ujit të pijshëm në qytet dhe disa...

500 mëshqerra qumështore për fermerët e Suharekës – nis projekti i ri blegtoral

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur në Facebook nisjen e një projekti të rëndësishëm për mbështetjen e fermerëve lokalë...

Lajmet e Fundit