Gashi: Faleminderit !

Ministri në largim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit(MKRS), Kujtim Gashi, do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Ai, në zgjedhjet e 6 tetorit ka marrë 13,335 vota.

Gashi falënderon qytetarët besimin e dhënë.

“Ndihem jashtëzakonisht i nderuar nga mbështetja juaj e madhe që mora në zgjedhjet e 6 tetorit. Ju të nderuar më keni vlerësuar dhe më keni besuar me 13,335 vota, gjë të cilat më bëjnë mua deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, shkruan Gashi në “Facebook”.

“U jam mirënjohës dhe falënderues secilit nga ju për besimin e dhënë dhe ju garantoj të gjithëve se do të jem adresë përfaqësuese e kërkesave tuaja në Kuvendin e Republikës së Kosovës”.

“Falënderoj Kryetarin Kadri Veseli dhe strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës për përkrahje dhe për besimin e dhënë”.

“Ju jam mirënjohës dhe falënderues nga zemra!” /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve për rastin e vrasjes së imamit në Zlipotok të Dragashit

Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur kërkesë në Gjykata Themelore në Prizren për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve B.H. dhe...

Ndërron jetë Dr. Naser Oskaqak

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Naser Oskaqak, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe mjek me një karrierë të gjatë në Spitalin e...

Lajmet e Fundit