3 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

Gashi premton rroga dinjitoze për aktorët e teatrit

Kujtim Gashi, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka mbajtur konferencën e fundvitit ku ka paraqitur të arriturat e këtij dikasteri qeveritar.

Sipas tij, buxheti për MKRS-së për këtë vit ka qenë mbi 25 milionë dhe janë harxhuar 98% të këtij buxheti.

“E kemi mbështetur teatrin, ansamblin, bibliotekat, por edhe janë përkrahur më shumë se 400 projekte të tjera”, tha ai.

Gashi ka folu edhe për përfaqësimin e Kosovës në Bienale dhe në shumë ngjarje të tjera ndërkombëtare janë përkrahur nga Ministria e Kulturës.

Rrogat e aktorëve të Teatrit Kombëtarë të cilat ishin problem qysh në fillim të mandatit Gashit, do të rregullohen. Sipas tij, aktorët e Tetarit Kombëtar do të marrin paga dinjitoze.

“Po ashtu rrogat e aktorëve të teatrit kombëtarë të cilat ishin shqetësim qysh në fillim të mandatit tim, janë duke u rregulluar. Jemi duke punuar bashkërisht me aktorët e teatrit për të rregulluar këtë çështje”, tha ai.

Më Shumë

Përballje interesante sonte në Rahovec

Ndeshje shumë e rëndësishme në kuadër të xhiros së radhës në Superligë sonte zhvillohet ndërmjet Rahovecit 029 dhe Borës. Takimi do të luhet në palestrën...

15 të arrestuar dhe 52 aksidente trafiku brenda 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit, në nivel vendi janë regjistruar gjithsej 52 aksidente trafiku, prej tyre një me fatalitet, 19 me persona të lënduar...

Lajmet e Fundit