Prizren: XH.R. dënohet me dy vjet burgim dhe 3 mijë euro gjobë për mashtrim

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal njofton se e ka dënuar me dënim prej dy vite burgim efektiv, dhe dënimin me gjobë në shumën prej 3000 eurove të akuzuarin me iniciale R. XH. nga fshati Sallagrazhdë, Komuna e Suharekës.

Ai akuzohet se me datën 10.03.2013 në fshatin Korishë, më shtëpinë e të dëmtuarit me iniciale B.D. me qëllim për t’i sjell vetës dobi pasurore, e mashtron ose e sjell në lajthim të dëmtuarin, duke i fshehur faktet dhe me këtë shtytë që të veproj në dëm të pasurisë së tij, në atë mënyrë që nga i dëmtuari merr 1.500 euro, për ta dërguar në Itali në mënyrë ilegal. I dënuari me të arritur në portin e Durrësit, largohet nga vendi me automjetin e tij duke e lënë të dëmtuarin në portin e Durrësit.

Po të njëjtën datë në fshatin Gelancë, Komuna e Suharekës në shtëpinë e të dëmtuarit A.Z. i akuzuari R.XH. për ti sjell vetës dobi pasurore merr nga i dëmtuari 2.300 euro, për ta dërguar në Itali në mënyrë ilegale dhe me të arritur në portin e Durrësit largohet nga vendi me automjetin e tij duke e lënë të dëmtuarin në portin e Durrësit.

Po të njëjtën datë i akuzuari R.XH.njëjtë ka vepruar edhe me të dëmtuarin I.D. nga fshati Korishë Komuna e Prizrenit .

XH.R. nga i dëmtuari merr 1.500 euro për ta dërguar në Itali në mënyrë ilegale, dhe largohet duke e lënë të dëmtuarin në portin e Durrësit.

Më Shumë

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” mbajti koncert në Prizren

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” ka mbajtur një koncert në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren, duke sjellë para publikut një program artistik me vepra...

Familja në Korishë në telashe me arushën, iu shfaqet rregullisht në oborrin e shtëpisë

Banorët e fshatit Korishë të komunës së Prizrenit, janë në telashe nga kafshët e egra. Një qytetar i atjeshëm, ka dërguar pamje në redaksinë e...

Lajmet e Fundit