Gati 50 për qind të votave të numëruara, Erdogan vazhdon të prijë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Turqi ka numëruar 49.28 për qind të votave, ku në garën presidencial po vazhdon të prijë Rexhep Taip Erdogan.

Erdogan ka grumbulluar 52,12 për qind të votave nga sa janë numëruar, raportojnë mediat turke, përcjell Gazeta Insajderi.

I dyti radhitet opozitari Kemal Kiliçdaroglu, me 42,01 për qind të votave.

Partia e Kiliçdaroglu ka akuzuar mediat për mos-raportim të drejtë të votave, teksa ka thënë se ai po vazhdon të prijë në zgjedhje.

I treti me 5,33 për qind të votave nga gati 50 për qind sosh të numëruara radhitet Sinan Ogan.

Më Shumë

Bob Dylan feston 85-vjetorin, ikona që ndryshoi historinë e muzikës moderne

Sot shënohet 85-vjetori i lindjes së Bob Dylan, një prej figurave më të rëndësishme të muzikës moderne dhe autor i disa prej këngëve më...

Në Rahovec mbahet dëgjimi publik me gra dhe vajza për buxhetimin gjinor

Komuna e Rahovecit ka mbajtur dëgjim publik me gra dhe vajza lidhur me buxhetimin gjinor, me fokus identifikimin e nevojave dhe prioriteteve të tyre...

Lajmet e Fundit