7.3 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Gazetari Ruzhdi Shusha la gjurmë në qytetin e Prizrenit

Në mjediset e Shoqërisë Kulturore Artistike “Agimi” të mërkurën, e organizuar nga gazetarët dhe krijuesit prizrenas, u mbajt akademia përkujtimore për gazetarin prizrenas Ruzhdi Shusha, i cili ndërroi jetë të martën, në moshën 80 vjeçare.

Krijuesi prizrenas Salajdin Krasniqi, i cili një jetë të tërë bashkëpunoi dhe veproi në Klubin letrar “Fan S. Noli” me Ruzhdi Shushën, i emocionuar tha se Ruzhdi Shusha është njeriu që la gjurmë në qytetin e Prizrenit.

“Ka qenë më shëndet të lig dhe trup shkurt por me karakter të fortë” u shpreh Krasniqi, i cili duke kujtuar jetën e Ruzhdiut tha se nëna i kishte thënë se kishte lindur ditën e martë, dhe po ditën e martë ndërroi jetë.

Një vit pasi përfundoi lufta botërore Ruzhdi Shusha nisi shkollimin. Pas kryerjes së gjimnazit u emërua mësues në Has, ku punoi dhjetë vjet. 1968 e kreu shkollën e lartë pedagogjike gjuhën dhe letërsi shqipe. Punoi në disa shkolla të mesme për disa vite deri në vitin 1972 kur nisi punën si korrespondent i “Rilindjes” ku punoi deri në pension.

Ruzhdi Shusha ishte kryetari i parë i Klubit letrar “Fan S. Noli”

“Fryma e tij prej gazetari ishte që Prizreni të paraqitej si qytet i Kulturës dhe i trashëgimisë” tha ndër të tjera në fjalën e tij krijuesi Salajdin Krasniqi.

Gazetari Osman Goranci duke e kujtuar Ruzhdi Shushën tha se ai ka dhënë shumë për gazetarinë e Prizrenit dhe sidomos për gjeneratat e reja të gazetarëve të cilëve u ka qëndruar afër.

“E humbëm një mik të mirë” tha Goranci. Bashkëpunimin me Ruzhdi Shushën e kujtuan edhe Vahit Kabashi, Berat Batiu e të tjerë./ Gazetaere.com/

Më Shumë

Peja 03 – Bashkimi, sonte në Prizren luhet finalja e madhe e Ligës Unike për femra

Sonte në Prizren do të zhvillohet finalja e madhe e Ligës Unike për femra, ku për trofeun do të përballen dy skuadrat kosovare, Peja 03...

Besimtarët myslimanë sot festojnë Fitër Bajramin

Pas përfundimit të muajit të Ramazanit, besimtarët e fesë islame kremtojnë sot festën e Fitër-Bajramit. Manifestimi qendror për Fitër Bajramin, për Republikën e Kosovës,...

Lajmet e Fundit