7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Giresse ‘vajton’ mungesat, paralajmëron ftesa të reja te Kosova

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Alain Giresse është shprehur i shqetësuar për problemet e fundit që iu shfaqën atij para ndeshjeve të shtatorit.

Mërgim Vojvoda dhe Leart Paqarada do të mungojnë për ndeshjet ndaj Irlandës së Veriut dhe ndaj Qipros.

Dhe, trajneri francez ka zbuluar se shpejt do të ftojë lojtarë të rinj në vend të dy mbrojtësve të krahut.

“Sjellja e lojtarëve të rinj është strategjia e këtij grumbullimi. Si në muajin qershor, fatkeqësisht po përballemi me mungesa, kryesisht për shkaqe lëndimesh, por edhe për shkaqe të tjera. E vajtojmë faktin se në fundjavën e fundit janë lënduar disa lojtarë. Ne na mbetet t’i zëvendësojmë ata në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi Giresse në konferencë për shtyp sot.

“Lista fillestare ka mbërri në 27 lojtarë. Pastaj, kjo listë është reduktuar në 23 lojtarë shkaku i lëndimeve që ndodhën së fundmi. Do ta shohim se cila është mënyra më e mirë për t’i zëvendësuar këta lojtarë. Do të shohim se në cilat pozita duhet të ndërhyjmë. Është pak problematik zëvendësimi pasi lojtarëve të tjerë ju mungon përvoja”, deklaroi trajneri francez në konferencë për shtyp.

Më Shumë

Moti sot: I vranët e me shi, rikthehet pluhuri saharian

Këtë të martë në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe me intervale të shkurtra me diell, ku pasdite dhe në...

Kryhet një operacion i vështirë në spitalin e Prizrenit, pacienti me shëndet të mirë

Mjekët e Repartit të Urologjisë në Spitalin e Prizrenit kanë kryer një operacion të vështirë. Dr.Halil Xhibexhiu tregon se pacienti pas operacionit është lirur me...

Lajmet e Fundit