22.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Gjashtë shqiptarë arrestohen për posedim e trafikim kokaine

Gjashtë shtetas shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët në Borgotaro të Italisë, për posedim dhe trafikim droge ditën e djeshme më 24 qershor 2015.

Një ndër kryesorët ishte Roland Barkaj, 30-vjeçari shqiptar banues në Xhenoa, raporton La Repubblica.

Nga Xhenoa, në sajë të udhëtimit me tren, droga kalonte në Borgotaro. Këtu ishin aktivë më shumë shpërndarës të tjerë Albano Rada (28 vjeç) së bashku me Ici Jenci (39), të cilët menaxhonin tregun lokal.

Por pas operacionit në Fidenza, Rada u kthye në Shqipëri, bëjnë me dije mediat italiane. Vendin e tij e zuri Evis Janeci (27). Karabinierët e zbuluan më 6 qershor të vitit 2014 me 104 gram kokainë të sapoblerë në Xhenoa.

27-vjeçari shqiptar mbeti dhe viktimë e një grabitje të mbetur në tentativë,të kryer nga Xhaferr Cullhaj, 25-vjeçari banues në Medesano, për mospagesën e një dërgese droge.

Kokaina kishte dalje edhe në Parma, ku ishte aktiv shtetasi tjetër shqiptar, Denis Bilbili, banues në Venecia. Edhe ai furnizohej në Liguria, falë kontakteve me Barkaj.

E quanin “birrë” ose “cigare”. Këto ishin termat e kodit me të cilat i referoheshin kokainës të cilën e dërgonin në Borgotaro dhe Parma.

Një bandë, e cila operonte në mënyrë të pavarur që nga viti 2014 deri në korrik të 2014-s, kur u mbyll hetimi i policisë nga karabinierët.

Akti i fundit është shkruar në ditët e fundit, me operacionin blic të policisë që çoi në arrestimin e 6 personave.

Operacioni “Orlando” filloi rastësisht në shkurt të vitit 2014 gjatë një bastisjeje, për shkak të veprave penale kundër pasurisë, në banesën e një të riu në zonën e quajtur Fidenza. Aty u gjetën 200 gramë kokainë.

Një sasi kjo, që i shtyu autoritetet të hetojnë më tej.

Ishin përgjimet telefonike, mbi 17 mijë biseda të përgjuara, që i lejuan karabinierët të identifikojnë një sërë personash, që në mënyrë të pavarur, shpërndanin kokainë në Borgotaro dhe Parma. 6 persona, të gjithë me origjinë shqiptare, aktivë në mënyrë jo të organizuar, por që vepronin me një shkallë të caktuar kujdesi.

6 shqiptarët janë arrestuar nga karabinierët në Borgotaro, në ekzekutimin e urdhrit për paraburgim kërkuar nga prokurori Giuseppe Amara. Akuza mbetet posedimi dhe trafikimi i drogës. Cullhaj duhet të përgjigjet edhe për tentativën e grabitjes së shqiptarit tjetër Evis Janeci. Gjatë hetimeve janë sekuestruar edhe 320 gramë kokainë, 66 fishekë të kalibrit 12 dhe një pushkë./Ora/

Më Shumë

Itali, Angli dhe Arabi Saudite, Raphael Varane ka tre oferta në tavolinë

Epokës së Raphael Varane te Manchester United po i vjen fundi. Pas muajsh spekulimesh, është konfirmuar se mbrojtësi francez do të largohet nga klubi...

Fillon realizimi i projektit për restaurimin e shtegut drejt Kalasë së Prizrenit

Ka nisur shtrimi i shtegut drejt Kalasë së Prizrenit. Ky projekt paraqet një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës në zonën e nënkalasë, duke...

Lajmet e Fundit