14.2 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

Gjashtë të lënduar në Rahovec, si pasojë e aksidenteve në trafik

Aksident-DuhelGjatë 24 orëve të fundit, vetëm në rajonin e Rahovecit, si pasojë e aksidenteve në komunikacionin rrugor janë lënduar gjashtë persona. Raporti i Policisë së Kosovës tregon se në fshatin Krushë e Vogël mbrëmë rreth orës 19:00, një i dyshuar ka goditur me minibus fëmiun i cili ka marrë lëndime në fytyrë dhe është dërguar për shërim në spitalin e Prizrenit.

Po ashtu në magjistralen Malishevë-Rahovec, dje është raportuar një aksident trafiku deri sa i dyshuari mashkull duke ngasur automjetin e tij në mënyrë të pa sigurt ka dalë jashtë rrugës. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar një mashkull dhe dy femra të cilët janë dërguar në spitalin e Gjakovës për tretman mjekësor.

Aksident trafiku ka ndodhur edhe në fshatin Gexhë të Rahovecit, ku raportohet se ka ndodhë një aksident trafiku në mes një kamioni dhe automjeti Audi 89. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy pasagjere femra të cilat janë dërguar për tretman mjekësorë.

Më Shumë

Artan Abrashi takon deputeten shqiptare në Kroaci, Ermina Lekaj Perlaskaj

Në një ditë me diell në zemër të Prizrenit, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës, Artan Abrashi, është takuar me deputeten shqiptare...

Gjykata Supreme ia rrëzon ankesën e kandidatit për kryetar të Mamushës

Gjykata Supreme e ka refuzuar ankesën e kandidatit për kryetar të Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniç, nga subjekti politik Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP),...

Lajmet e Fundit