Gjashtëqind vjet

Sahit Osmani

– Gjergj Kastriotit – Skënderbeut
(6 maj 1405 – 17 janar 1468)

Gjashtëqind vjet ka lëvizur jeta
Nami yt ka mbetur i papërlyer
Trimëria e ka kërkuar enrin tënd
Aty me legjenda është ushqyer

Gjashtëqind vjet vdekja s’ka guxuar 
të shohë në sy 
Me dhimbje humbjen e ka pranuar
Historisë shqip i ka folur me fitoren tënde
Kur mesjeta ka dridhur me netët e saj

Gjashtëqind vjet po lundron koha
Brigjeve të thepisur ndeshen stuhitë
Ti, hipur mbi kalë rrezaton epokat…
Shesheve të luftës me lavdinë heroike

Gjashtëqind vjet ka shkruar historia
Me ty e njohëm më mirë gjakun tonë
Se Liria nuk fitohet dot pa fli të reja
Në udhët e luftës 
lind shqipe që s’tremben

Më Shumë

Taulant Pireci rikthehet te FC Prizreni

FC Prizreni ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit prizrenas Taulant Pireci, i cili sërish i bashkohet familjes bardhë e kaltër si pjesë e projektit të...

E dhimbshme: Personi që u godit nga rrufeja në Suharekë është 26-vjeçar

Ka humbur jetën tragjikisht një person në fshatin Delloc të Suharekës. Kështu ka bërë të ditur për Klankosova,tv komandanti i policisë në Suharekë, Safet Hoxha,...

Lajmet e Fundit