Gjatë ditës së djeshme ndodhën 41 aksidente trafiku, 15 prej tyre me persona të lënduar

Në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 41 aksidente në komunikacion, 15 prej tyre me persona të lënduar dhe në 26 aksidente tjerë policia raporton vetëm për dëme materiale.

Policia bën të ditur se ka shqiptuar edhe 1 mijë e 867 tiketa trafiku për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Gjithashtu gjatë ditës së djeshme policia ka arrestuar 27 persona, 22 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 4 në vuajtje të dënimit.

Fotografi ilustruese:

Më Shumë

Drini i Bardhë ruan boshtin e skuadrës, rinovon me tre futbollistë

Drini i Bardhë ka vazhduar me ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, duke zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me Caner Gzimin, Orland Duhlakun dhe...

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

20 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare. Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në zgjedhjet parlamentare,...

Lajmet e Fundit