Gjenden rrënojat e anijes së Luftës së Dytë Botërore ku vdiqën gati njëmijë australianë

Eksploruesit e detit thanë se kanë gjetur rrënojat e një anijeje transporti japoneze të Luftës së Dytë Botërore, SS Montevideo Maru, e cila u përmbys në Filipine në vitin 1942 duke lwnw tw vdekur afro 1000 të burgosur australianë të luftës.

Anija u fundos më 1 korrik 1942 gjatë rrugës për në Hainan të Kinës nga një nëndetëse e Shteteve të Bashkuara, ekuipazhi i së cilës nuk e kuptoi se anija mbante robër lufte. Vendndodhja e rrënojave kishte mbetur një mister për më shumë se 80 vjet.

Anija u gjet në një thellësi prej më shumë se 4 kilometra tha të shtunën grupi i arkeologjisë detare Silentworld Foundation, i cili organizoi misionin.

Mbytja e Montevideo Maru ishte fatkeqësia më e keqe detare e Australisë, duke vrarë rreth 979 qytetarë australianë, përfshirë të paktën 850 ushtarë. Civilë nga 13 vende të tjera ishin gjithashtu në bord, tha fondacioni, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të burgosurve të vrarë në rreth 1,060.

“Më në fund, u gjet vendi i prehjes së shpirtrave të humbur të Montevideo Maru”, tha kryeministri i Australisë Anthony Albanese në një postim në Twitter.

“Përpjekja e jashtëzakonshme pas këtij zbulimi flet për të vërtetën e qëndrueshme të premtimit solemn kombëtar të Australisë për të kujtuar dhe nderuar gjithmonë ata që i shërbyen vendit tonë”, shtoi ai.

Më Shumë

Arrestohen tre persona në Suharekë, dyshohen për rrëmbim dhe sulm ndaj dy personave

Të shtunën janë arrestuar tre persona të dyshuar, pasi dyshohet se më 29 prill, rreth orës 21:32, kanë sulmuar fizikisht dy viktima. Sipas informacioneve nga...

Prizren/ Nëna e raporton të zhdukur vajzën e saj

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua në Prizren ka raportuar në polici se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe familja...

Lajmet e Fundit