5.3 C
Prizren
E diel, 22 Shkurt, 2026

Gjimnazi “Loyola” nga Prizreni dhe Gjimnazi “Faik Konica” nga Tirana punojnë bashkë në një projekt muzikor

Gjatë javës së kaluar, një grup nxënësish të Gjimnazit “Faik Konica” nga Tirana kanë qëndruar si mysafirë të Gjimnazit “Loyola”, në Prizren, ku bashkë me nxënësit e kësaj shkolle po përgatisin një program muzikor.

Ata janë përzgjedhur nga një listë më e gjatë, ndërsa punën do të vazhdojnë gjatë dy ditëve të ardhshme në Tiranë, për pjesën e fundit të programit.

Nxënësit nga këto shkolla po punojnë në një koncert të përbashkët, nën përkujdesjen e grupit muzikor “New Chapter” nga Gjermania.

Para se të largoheshin nga Prizreni, këta nxënës dje janë paraqitur me një shfaqje në hapësirën pranë Shatërvanit, ndërsa sot paradite para bashkëmoshatarëve të tyre në Gjimnazin „Loyola“.

Pas përgatitjeve të bëra, ky program muzikor do të incizohet në Tiranë dhe do të shfaqet para Ambasadës Gjermane në Tiranë.

Më Shumë

Ndahet nga jeta tragjikisht zyrtarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Minire Bytyqi

Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar me pikëllim të thellë për ndarjen tragjike nga jeta të koleges së tyre, Minire Bytyqi, e cila humbi...

14 vjeçarja Sara Rexhaj shënon 55 pikë për 37 minuta lojë

Në ndeshjen e Ligës U14 te vajzat, ndërmjet KB Junior 06 nga Prizreni dhe KB Hyjneshat nga Prishtina, në qendër të vëmendjes ishte paraqitja...

Lajmet e Fundit