4.7 C
Prizren
E martë, 2 Dhjetor, 2025

Gjini: LDK, çka iu ka gjetur more?

ArdianGjini-aakNënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Aridan Gjini ka kritikuar LDK-në, e cila në hapje të fushatës kishte ftuar ish-ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Mikulas Dzurinda, i cili publikisht ka dalë kundër pavarësisë së Kosovës.

Gjini në profilin e tij në “Facebook”, siç raporton’Epoka e Re”, ka shkruar se ish-presidenti Rugova sikur të ishte gjallë nuk do ta ftonte një njeri, i cili është kundër pavarësisë.

“Nuk besoj se presidenti Rugova do të pranonte që fushatën e tij ta hapte një njeri që lobon kundër pavarësisë se vendit. Oooo LDK çka iu ka gjetur more?”, ka shkruar Gjini.

Më Shumë

Totaj viziton kazermën “Lidhja e Prizrenit” në shënim të “Ditës së Forcës”

Në kuadër të shënimit të “Ditës së Forcës”, Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, vizitoi sot kazermën e FSK-së “Lidhja e Prizrenit”. Ai...

S’lejohet që Zyrapi të shtohet në listën e dëshmitarëve të mbrojtjes, i pranohen pesë dëshmitë me shkrim

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë marrë vendim që dëshmitarin Bislim Zyrapi të mos lejohet që mbrojtja e Hashim Thaçit ta...

Lajmet e Fundit