14.4 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Gjuhen me kallash për një pusetë kanalizimi në Maxharrë të Malishevës

kallash123Një pusetë kanalizimi ka qenë shkaku i një konflikti të armatosur mes dy personave në fashtin Maxharrë të Malishevës.

Policia Rajonale e Prizrenit ka njoftuar se në fshatin Maxharrë të Malishevës, sot rreth orës 13:25, dy fshatarë nuk kishin mundur të merren vesh për lokacionin e një pusetë gjatë vendosjes së kanalizimit të fshatit, me ç’ rast kishte plasur sherri deri në kacafytje fizike në mes tyre. Më pas, njëri nga të dyshuarit, sipas policisë kishte shkuar në shtëpi dhe ishte kthyer i armatosur me kallashnikov.

Policia thotë se ende nuk janë zbardhur në tërësi rrethanat e rastit por, në vendin e ngjarjes, për përpos kallashnikovit, janë sekuestruar edhe tetë gëzhoja të fishekëve të cilat dyshohet të jenë shkrepur në këtë rast.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, dy meshkuj po mbahen nën masën e arrestit policor në cilësi të personave të dyshuar.

Raportohet se ka pasur edhe të lënduar që morën trajtim mjekësor në Shtëpinë e Shëndetit në Malishevë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bashkimi dominon Pejën: 6 ndeshje, 6 fitore për portokallezinjtë

Bashkimi ka vazhduar dominimin e plotë ndaj Pejës në këtë edicion të ProCredit Superligës, duke regjistruar edhe fitoren e gjashtë në po aq përballje...

Zjarr në një fabrikë në Prizren, një punëtor dërgohet në spital – dëmi rreth 400 mijë euro

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot rreth orës 03:00 të mëngjesit në një fabrikë në fshatin Mushnikovë të Prizrenit. Rastin për Klankosova.tv e ka...

Lajmet e Fundit