7.4 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Gjykata e Apelit anashkalon aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese

Gjykata-qekiqiGjykata e Apelit nuk e ka përfillur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese kur kishte vendosur që ta lironte Ukë Rugovën nga paraburgimi.

Është bazuar në imunitetin e deputetit si bazë ligjore që masën e paraburgimit t’ia shndërronte në masë të paraqitjes në polici dy herë në javë, shkruan Koha Ditore.

E prokurori që kishte urdhëruar të premten arrestimin e Rugovës me të dalë nga qendra e paraburgimit i është referuar shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës më 7 maj. Prej ditës që shumica e deputetëve vendosën ta shpërbëjnë Kuvendin për t’u hapur rrugë zgjedhjeve të reja, Ukë Rugova nuk është më deputet.

Mirëpo, Gjykata e Apelit si dhe Prokuroria kanë anashkaluar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të 20 shtatorit 2012 lidhur me imunitetin. Kushtetuesja kishte dhënë interpretimin se deputetët mund të ndalohen dhe arrestohen, madje edhe gjatë kohës sa janë duke kryer detyrat në Kuvend.

Më Shumë

150 pako ushqimore për familjet në nevojë në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në bashkëpunim me shoqatën humanitare “Jetimat e Ballkanit”, shpërndan sot rreth 150 pako ushqimore për familjet në...

Përkujtimi i masakrave të vitit 1999 në Rahovec, publikohet programi i aktiviteteve

Komuna e Rahovecit ka publikuar programin e tubimeve përkujtimore për shënimin e 27-vjetorit të masakrave të vitit 1999, të kryera nga forcat serbe në...

Lajmet e Fundit