Gjykata e Prizrenit lëshon fletarrestim për ish-ushtarin e UÇK’së, “Mollën e Kuqe”

Për ish-ushtarin e UÇK’së, Remzi Shalën, që njihet me nofkën “Molla e Kuqe”, është lëshuar flet arrest për shkak se nuk është paraqitur në seancën në Gjykatën Themelore të Prizrenit, ku po akuzohet për krime lufte nga prokuroria.

Gjykata Themelore e Prizrenit ka lëshuar flet arrest për Remzi Shalën, që njihet me nofkën “Molla e Kuqe” për shkak të mos paraqitjes në seancë gjyqësore që po mbahet kundër tij dhe ku po akuzohet për krime të luftës nga Prokuroria.

Lajmin për lëshimin e flet arrestit e kanë konfirmuar për T7 Zyra për Informim e Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Gjithashtu, në seancë nuk ka qenë i pranishëm as avokati i Remzi Shalës, për shkak se Oda e Avokatëve të Kosovës janë në grevë.

Remzi Shalës ka një muaj që i ka shkuar ftesa për intervistim nga Gjykata Speciale, por që nga ajo ditë ai është në arrati.

Për vendndodhjen e të akuzuarit deri më tani askush nuk është në dijeni.

Remzi Shala, në momentin kur u bë e ditur se ka marrë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale, ka folur ekskluzivisht për Gazetën Express, ku ka thënë se nuk e ka ndërmend të paraqitet tek specialët.

Shala, nga Suhareka, ka thënë për Gazetën Express se nuk do t’i përgjigjet thirrjes së Gjykatës Speciale – duke rrezikuar kështu që të gjobitet apo edhe të dënohet me burgim, siç e paralajmëron thirrja.

Një ditë pas kësaj interviste, ai u arratis.

Ftesën për paraqitje në Hagë Shala e ka për datën 17 janar të këtij viti./GazetaExpress/

Më Shumë

Kujtim Gashi nuk kandidon për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit

Ish-deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Kujtim Gashi, ka njoftuar se nuk do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit. Përmes një njoftimi...

Nait Hasani konfirmon se do garojë për deputet: Po, do të jem në listë

Nait Hasani ka konfirmuar se do të jetë në listën e PDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit. Hasani tha për Insajderin se do të garojë...

Lajmet e Fundit