10.8 C
Prizren
E premte, 30 Shtator, 2022

Gjykata lë në fuqi masat e sigurisë për 28 të dyshuar për terrorizëm

Gjykata-qekiqiGjykata e Apelit e Kosovës i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e një grupi të pandehurve, kundër caktimit të masave të sigurisë nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë. Sipas këtyre vendimeve 16 nga të dyshuarit do të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim edhe për dy muaj, 5 në arrest shtëpiak , ndërsa ndaj 7 të tjerëve është shqiptuar masa e paraqitjes në stacion policor.
Gjykata vendosi që të mbeten në fuqi masat e shqiptuara nga ana e gjykatës së shkallës së parë, si në aktvendimet e saja të datës 30.12.2014, 06.01.2015 dhe 09.01.2015.

Veprat për të cilat dyshohen këta persona janë: organizim dhe pjesëmarrje në grupet terroriste, nxitje e përçarjes, urrejtjes ose modulimit kombëtar, racor dhe fetar, regrutim për terrorizëm si dhe mbajte nën kontroll, pronësi, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve. Të gjitha këto të dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kolegji prej tre gjyqtarësh i kësaj gjykate, vlerëson se qëndrojnë arsyet ligjore nga neni 187 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, për caktimin e masave të larte cekura, duke pasur parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohen se janë kryer këto vepra. Kjo për faktin se në rastin konkret kemi të bëjmë, me një grup të dyshuar kriminal, të organizuar, për të cilin dyshohet se në periudha të ndryshme kohore në vitit 2012, 2013 dhe 2014, iu kanë bashkangjitur grupit terrorist ne SIRI, të quajtur ISIS.

Po ashtu disa nga ta pandehurit përmasë mesazheve elektronike dhe formave tjera kanë bërë tirrje publike tek qytetarët që të shkojnë në Siri dhe të radhiten përkrah grupeve terroriste.

Gjykata e Apelit vlerëson se heqja e këtyre masave, mund të ndikonte në rrjedhën normale të procedurës, përsëritjen e veprës penale, apo edhe ikjen ose arratisjen e të pandehurve. /Telegrafi/

Më Shumë

Muriqi e Muslija në mesin e superyjeve evropiane

Performanca e shkëlqyer e dyshes së Kosovës në duel me Qipron, Vedat Muriqi dhe Florent Muslija nuk ka mundur t’i ik syve të UEFA...

Totaj takon kryetarin e Parlamentit të Landit të Austrisë së Ulët — flasin për zgjerimin e bashkëpunimit kulturor e ekonomik

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot në takim miqësor delegacionin austriak parlamentar të Landit të Austrisë së Ulët (Niederösterreich/Lower Austria), të...

Lajmet e Fundit