4.8 C
Prizren
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Gjykata nuk i beson dashurisë së zviceranes 70 dhe kosovarit 35 vjeçar, këto janë arsyet

Gjykata ka arritur në përfundimin se sjellja e burrit tregonte se ai nuk ishte i interesuar të jetonte me 70 vjeçaren, prandaj ka hedhur poshtë ankesën e gruas.

Sigurimi i lejes së qëndrimit në Zvicër është diçka që lakmohet gjithandej nga të huajt. Për të plotësuar këtë dëshirë klidhen edhe martesa fiktive. Një rast itë tillë e kanë përpunuar autoritetet gjyqësore të Kantonit Aargau.


Ato kanë dyshuar se një grua 70 vjeçare kishte hyrë në lidhje të rreme martesore me një të ri kosovar (35 vjeç) me qëllim që t’i jepte atij qëndrim të përhershëm në Zvicër.

Por, pasi që në raste të tilla ka vetëm indikacione por jo edhe dëshmi direkte për martesë fiktive, procedura e konstatimit është e ndërlikuar, transmeton albinfo.ch. Në raste të tilla të dy bashkëshortët intervistohen paralelisht dhe më pas vlerësohen protokollet e dy intervistave, shkruan “Aargauer Zeitung”.

Nëse mund të mblidhen prova të mjaftueshme për një martesë “me interes”, leja e qëndrimit do të refuzohet.

Në verën e vitit 2018, dy të përmendurit ishin martuar në Kosovë. Megjithatë, ai kishte vazhduar të qëndronte në Kosovë. Me tu kthyer në Zvicër, “nusa” kishte paraqitur kërkesën për bashkim familjar. Por, tani autoriteteve u kishte lindur dyshuimi kështu që e kishin refuzuar kërkesën me arsyetimin se bëhej fjalë për një martesë të aranzhuar, përcjell albinfo.chr Të porsamartuarit nuk e pranuan këtë dhe bënë ankim në gjykatën administrative.

Seanca gjyqësore për këtë rast qe zhvilluar në vjeshtën e vitit 2021. Hetuesit kishin arritur të siguronin paraprakisht historitë e bisedave të të dyve, gjë që ndihmoi gjyqtarët në vendimin e tyre. Aktgjykimi tani është nbërë. Gjykata ka arritur në përfundimin se ka të dhëna të rëndësishme se të paktën kosovari, nuk ka qëllime serioze në lidhje me martesën dhe se ai është duke ndjekur synime të tjera, përkatësisht martesën e ka bërë për të anashkaluar kushtet ligjore për pranim të të huajve.

Regjistrimet e bisedave tregojnë se ata të dy janë takuar në Facebook. Ai i kishte shkruar asaj në mënyrë spontane dhe kishte insistuar derisa gruaja më në fund i ishte përgjigjur. Duke qenë se ata komunikonin me njëri-tjetrin në baza shumë të rregullta, gjykata kishte supozuar fillimisht se ekzistonte një vullnet i vërtetë për t’u martuar, përcjell albinfo.ch. Megjithatë, në bisedat e regjistruara kishte dësjmi që flisnin për të kundërtën.

Një tjetër pikë që flet për ekzistimin e martesës së rreme është ajo se të dy pothuajse nuk janë parë kurrë që nga dasma. Që atëherë ai e ka vizituar atë vetëm dy herë në Zvicër. Edhe pse kishte vizën që do t’i lejonte të qëndronte në Zvicër për 90 ditë, vizitat e tij ishin të kufizuara në disa ditë. Mësohet se i riu e ka kaluar pothuajse të gjithë kohën në dhomën e tij. Regjistrat e bisedave tregojnë se gruaja i ka kërkuar disa herë të riut kosovar që të dilte nga dhoma e tij. “Zemër (Schatzi), cili është problemi?” i përgjigjej ai përpjekjeve afruese të gruas së tij.

Prandaj gjykata ka arritur në përfundimin se sjellja e tillë e burrit tregonte se ai nuk ishte i interesuar të jetonte me gruan nga Aargau dhe prandaj ajo ka hedhur poshtë ankesën e gruas, transmeton albinfo.ch. Por ajo nuk e kupton dot: “Nëse burri im ishte i interesuar vetëm për letrat, mund të kishte kërkuar dhe gjetur ndonjë tjetër prej kohësh”.

Kështu ajo nuk pranon që ky vendim gjyqi të mbetet fjala e fundit në këtë histori. Ajo po mendon ta çojë çështjen në gjykatën federale. /albinfo.ch/

Më Shumë

Kurti dhe pesë ministra pjesë e konferencës në Prizren

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, këtë të martë do të vizitojë parkun e inovacionit në Prizren. Por, bashkë me të do të jenë edhe kryediplomatja,...

Avdyli sulmon PDK e LDK: Nuk e kanë problem që dhe 20 vite tjera të pranonin që Serbia të lëshojë targa, veç për pushtet

Deputeti i partisë Guxo, Haxhi Avdyli, ka sulmuar ashpër dy partitë opozitare, PDK-në e LDK-në. Sipas Avdylit, këto dy partië nuk e kanë problem që...

Lajmet e Fundit