Meritojmë rekomandim pozitiv për vizat

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, ka bërë me dije se Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga Kuvendi që pakoja e e projektligjeve të cilët do të diskutohen dhe që ndërlidhen me procesin e liberalizimit të vizave të miratohet në procedurë të përshpejtuar.

Çollaku ka treguar se deri në fund të këtij muaji Kosova do ta dorëzojë në Komisionin Evropian raportin përfundimtar për viza.

Në këtë kontekst ai beson se do të vlerësohet pozitivisht puna e tyre dhe partnerët evropian nga institucionet dhe nga shtetet anëtare të BE-së.

“Jam i bindur se raporti unë do ta reflektojë përmbushjen e kritereve dhe do të dëshmojë se Kosova e meriton plotësisht rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave nga BE-ja”, ka thënë Çollaku në një intervistë dhenë Epokës së Re./Indeksonline/

Më Shumë

22-vjeçari nga Peja kapet gjatë natës me pistoletë dhe thikë në Prizren

Policia në Prizren ka ndaluar një 22-vjeçar nga Peja, i cili gjatë kontrollit është kapur i armatosur me pistoletë dhe thikë. Sipas njoftimit të policisë,...

Ku është Ukshin Hoti? – Tubim përkujtimor në Krushë të Madhe

Me rastin e përvjetorit të zhdukjes së Ukshin Hoti, në Kompleksin Historik “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe do të mbahet një tubim sensibilizues...

Lajmet e Fundit