Grabitje e armatosur në Piranë të Prizrenit

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në rrugën mes fshatit Piranë dhe Randobravë.
Viktimë ka qenë një punëtor i Postës së Shpejtë.

“Viktima punëtor i Postës së Shpejtë ka raportuar se derisa kishte qenë duke qëndruar i ndalur me veturë në mes të fshatrave Piranë dhe Randobravë dy persona të panjohur nën kërcënim të armës ia kishin grabitë dy telefona celularë në vlerë rreth 900 euro dhe më pas të dyshuarit ishin larguar në drejtim të panjohur”, njofton Policia e Kosovës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rahoveci shënon Ditën e Çlirimit, Latifi: Liria është amanet që duhet ruajtur

Të dielën e 14 qershorit, Komuna e Rahovecit ka shënuar Ditën e Çlirimit. Me këtë rast është organizuar edhe një seancë solemne në Kuvendin Komunal. Në...

Totaj: Komuna e Prizrenit do të vazhdojë mbështetjen për gratë sipërmarrëse

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë pjesë në Konferencën Nismëtare të projektit “E Ardhmja e Saj”, një iniciativë që synon fuqizimin...

Lajmet e Fundit