Grenelli paralajmëron rifillim të dialogut Kosovë-Serbi

Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, e ka paralajmëruar rifillimin e tij.

Përmes një postimi në Twitter, të cilit ia ka bashkuar statusin e presidentit Thaçi, për veprime javën e ardhshme në drejtim të krijimit të një Qeverie të re, Grenelli ka insistuar në heqjen e tarifës dhe reciprocitetit.

“Posa të hiqen tarifa dhe reciprociteti (mbase këtë javë?), atëherë Dialogu nis me intensitet më të shtuar. Kam biseduar me liderët në Serbi dhe Kosovë, për ta bërë të qartë se duhet të fillojnë me ndërtimin e besimit sot në përgatitje të tij – dhe ata janë zotuar ta bëjnë këtë. Së shpejti do të ketë më shumë”, shkruan ai.

Më Shumë

E dhimbshme: Personi që u godit nga rrufeja në Suharekë është 26-vjeçar

Ka humbur jetën tragjikisht një person në fshatin Delloc të Suharekës. Kështu ka bërë të ditur për Klankosova,tv komandanti i policisë në Suharekë, Safet Hoxha,...

Laura Fazliu në luftë për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka siguruar mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, pas një paraqitjeje të mirë...

Lajmet e Fundit