4.7 C
Prizren
E diel, 15 Shkurt, 2026

Gruaja e denoncon pas 4 ditësh burrin e saj: Më rrahu e kërcënoi, por shpresoja mos po përmirësohej

Një grua në Prizren dje e ka denoncuar në Polici burrin e saj për dhunë në familje. Rasti dyshohet se ka ndodhur katër ditë më parë në rrugën “Beteja e Kabashit” në Prizren, por gruaja nuk e kishte raportuar menjëherë.

Viktima ishte sulmuar fizikisht nga burri i saj para katër ditësh, por e njëjta nuk e kishte denoncuar duke menduar “se do të përmirësohej dhe nuk do të përsëritej më” një ngjarje e tillë.

Viktima ka deklaruar në Polici se burri i saj e kishte goditur atë me shuplaka, por që dhuna psikike ka vazhduar edhe për disa ditë, ku i njëjti më pas edhe e ka kërcënuar.

I dyshuari supozohet të jetë përdorues i substancave narkotike.

Pasi viktima e ka raportuar rastin, i dyshuari është kërkuar në shtëpi dhe nuk është gjetur, por nuk ka shkuar shumë kur i njëjti është kapur nga Policia dhe është ndaluar për 48 orë.

Ndërsa viktima, me dëshirën e saj është kthyer te prindërit.

/GazetaSinjali/

Më Shumë

Arrest shtëpiak për 15 të dyshuar për manipulim votash në Dragash dhe Suharekë

Gjykata Themelore në Prizren ka mbajtur më 10 dhe 11 shkurt katër seanca dëgjimore lidhur me kërkesat e Prokurorisë Themelore për caktimin e masave...

Çikat e Bashkimit KAMPIONE të Kupës

KBF Bashkimi ka fituar Kupën e Kosovës në konkurrencën e femrave, duke mposhtur KBF Peja 03 me rezultat përfundimtar 70:61, raporton PrizrenPress. Pjesa e parë...

Lajmet e Fundit