4.3 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Hajnat në Prizren ‘avullojnë’ mbi 11 mijë euro para cash e ari në një shtëpi

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje dhe nuk kanë të pajisura kamera të sigurisë,  Kështu e ka pësuar edhe një familje në rrugën “Nijazi Morina” në Prizren , në shtëpinë e së cilës hajnat kanë bërë kërdi, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se pronari e ka denoncuar rastin në Polici dhe ka raportuar se hajnat kanë vjedhur mbi 10 mijë euro, para cash, telefona, e stoli të arit nga shtëpia e tij.

Sipas deklaratës së tij, të dhënë para hetuesve policorë me rastin e denoncimit të rasteve, kuptohet se të dyshuarit kanë depërtuar brenda me forcë, ku kanë demoluar shtëpitë dhe më pas kanë vjedhur paratë dhe gjësendet me vlerë.

Pas raportimit të rastit, njësitë policore iu janë përgjigjur rastit dhe është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ndërkohë që me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti si “vjedhje e rëndë” dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

Kujtojmë se në Prizren dhe vendet përreth ka pasur shumë raste të vjedhjeve dhe grabitjeve muajt e fundit.

Më Shumë

Dy të dyshuar kanosin zyrtarët policorë në Suharekë

Dy persona kanë kanosur dhe penguar zyrtarët policorë në qytetin e Suharekës. Sipas raportit 24-orësh, ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00. https://prizrenpress.com/shitet-banesa-ne-lagjen-dardania-te-prizrenit/ “Me vendim të...

Bashkimi mposht Rahovecin pas vazhdimeve në një përballje dramatike

Në një përballje emocionuese në palestrën "Mizahir Isma", Bashkimi arriti të triumfonte ndaj Rahovecit 029 me rezultat 93:88 pas vazhdimeve. Ndeshja ishte e baraspeshuar dhe...

Lajmet e Fundit