10.1 C
Prizren
E premte, 6 Mars, 2026

Hajnat nga Suhareka dënohen me tre vjet burg

Gjykata themelore ne prizrenGjykata Themelore në Prizren, ia ka shqiptuar dënimin prej tre vjet burg të akuzuarve Urim Kabashit dhe Shkëlqim Elshanit nga Suhareka.

Zëdhënësja e Gjykatës, Afërdita Kicaj tha se dy të akuzuarit janë dënuar me nga një vit e gjashtë muaj burg,si dhe me nga 300 euro gjobë.
“Dënimi iu shqiptua të akuzuarve pasi u shpallën fajtor, për veprën penale vjedhje e rëndë nga neni 327 par.1. 1-31 të KP-së”.

“Të pandehuri me datën 09.09.2014 rrethe orës 01:00,në Prizren, në rrugën ,,Hafis Ismail Haki,, në bashkëveprim, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo personin tjetër marrin pasurin e luajtshme- tri biçikletat dëmtuarit L.Drini”.

“Me datën 16.10.2014 rrethe orës 03:50 min. në Prizren pikërisht në restorantin ,,Eita,, në bashkryerje me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo personin tjetër marrin pasurin e luajtshme të dëmtuarit A.Trupaj, duke përdor kaçavidë e hapin derën e restorantit dhe marrin arkën me të holla 400 euro 3 pasaporta RKS, një patentë shofer RKS, një patentë shofer të UNMIK-ut, një letërnjoftim RKS, dhe një kartelë të bankës BPB”, njofton Kicaj/PrizrenPress.com/

Më Shumë

P.C Prizreni shkatërron Kerasanin

Proton Cable Prizreni ka regjistruar një fitore të thellë ndaj Kerasanit me rezultat 81:52, në kuadër të javës së 14-të të Ligës së Parë...

Derbi për pozitën e dytë, Bashkimi pret Prishtinën në “Sezai Surroi”

Superliga e Femrave vazhdon këtë fundjavë me një përballje interesante në kuadër të xhiros së 18-të, ku Bashkimi e pret Prishtinën, raporton PrizrenPress. Ndeshja zhvillohet sot...

Donjeta e ARTË

Lajmet e Fundit