20.8 C
Prizren
E shtunë, 25 Mars, 2023

Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në vlerë 100 mijë euro në Krajk të Hasit, familja dyshon në të afërmit e tyre

Vjedhje e rëndë në Krajk të Prizrenit, hajnat vjedhin 50 mijë euro dhe stoli ari në vlerë prej 40 mijë euro.

Nga kjo çantë u vodhën 50 mijë euro.

Por, hajdutëve që arritën te futen në këtë shtëpi në fshatin Krajk te Prizrenit duket se nuk i mjaftoi kjo shumë e parave.

Dy persona, që të enjten rreth orës 18:00, arritën të futen në këtë shtëpi kishin vazhduar të kërkonin edhe gjëra të tjera me vlerë.

 

 

E ato arritën ti gjejnë në dhomën e njërit prej familjarëve, që sapo ishte martuar.

Këtu hajdutët morën stoli ari.

Vlera e tyre sipas familjarëve ishte 40 mijë euro.

E gjithë kjo ngjarje u filmua nga kamerat e sigurisë brenda shtëpisë.

Në pamjet qe T7 ka siguruar, aty shihet se 2 hajna që u futën brenda ishin të maskuar.

Madje njëri prej tyre duket se po mbante dëgjuese dhe po komunikonte me dikë tjetër.

Aty shihet se hajdutët  janë futur brenda duke e dëmtuar këtë dritare.

Ky mur u shërbeu atyre për të arritur deri tek dritarja.

Ndërkaq, pasi kryen këtë vepër ata u larguan përmes këtij livadhi.

Përderisa po kryhej vjedhja, familjarët e kësaj shtëpi thonë se ishin duke qëndruar në një shtëpi tjetër që gjendet afër.

Ata nuk kanë dashur të prononcohen për media, por kanë thënë që dyshojnë se këtë gjë e ka kryer ndonjë i afërm që e njeh terrenin e shtëpisë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zyrtari për Informim nga Rajoni i Prizrenit, Shaban Osmanollaj ka thënë se rasti është duke u hetuar.

Për këtë ngjarje kanë dëgjuar edhe banorët e tjerë të fshatit Krajk të Prizrenit.

Banorët këtu thonë se vjedhjet në këtë zonë janë shtuar kohëve të fundit

Më Shumë

Projektohet rikthimi i Messit te Barcelona

Lionel Messi është bashkuar me Argjentinën, një vend ku ndihet ende “mbret”, ndryshe nga Parisi ku tifozët nuk ngurojnë as ta vërshëllejnë. Situata që po...

Molliqaj fton qytetarët të protestojnë më 25 mars kundër marrëveshjes me Serbinë

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se marrëveshja e djeshme mes Kosovës dhe Serbisë është tejet e dëmshme. Madje ai ka thënë se ky...

Lajmet e Fundit