10.8 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Hajnat vjedhin para në Qendrën Tregtare “ABI” në Prizren


Persona të panjohur kanë grabitur para në Qendrën Tregtare “ABI”, e cila gjendet afër Spitalit të Prizrenit.

Shuma e parave të vjedhur ende nuk dihet.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Vesel Gashi, ka konfirmuar vjedhjen që ka ndodhur në këtë qendër tregtare.

“Policia është duke hetuar rastin e vjedhjes”, tha Gashi për “PrizrenPress”.
Vjedhja ka ndodhur mbrëmë, pas orarit të punës.

“Policia po i mbledh të gjitha provat për t’i zbuluar hajnat”, tregon ai.
Ndërkaq, një punëtor i Qendrës Tregtare “ABI” me kush anonimiteti, ia ka treguar “PrizrenPress”-it, se hajnat kanë vjedhur para.

Nuk është hera e parë që Qendra Tregtare “ABI”, që gjendet afër Spitalit të Prizrenit, të ketë qenë cak i hajnave.

Vitin e kaluar në hapësirën e kësaj qendre tregtare, hajnat patën vjedhur një bankomat me para./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në Prizren hapet ekspozita me veprat osmane në Hungari

Ambasada e Hungarisë në Kosovo, në bashkëpunim me Komunën e Prizren, organizoi mbrëmë ekspozitën fotografike “Veprat osmane në Hungari” në Galerinë e Shtëpisë së...

Ylli kampion i Ligës Unike

Golden Eagle Ylli për herë të dytë në histori të klubit ka fituar Ligën Unike, raporton PrizrenPress. Therandasit në një super finale në Tiranë, fituan...

Lajmet e Fundit