3.6 C
Prizren
E diel, 18 Janar, 2026

Hakmerret Ramadan Muja: Largon nga pozita e drejtorëve të shkollave kandidatët për deputet të Nismës në Prizren

Nisma per kosove1Albulena Balaj dhe Skënder Susuri kandidatë për deputet të Parlamentit të Kosovës nga lista e subjekti politik Nisma për Kosovën në Prizren, janë larguar nga detyra e drejtorit të shkollës.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja vendet e tyre i ka zëvendësuar me militant të PDK-së.

Nisma në Prizren, ka akuzuar pushtetin lokal të Ramadan Mujës se emërimi i drejtorëve të rinj të shkollave është bërë në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ të MASHT-së.
“Se këto emërime janë politike dëshmon edhe rasti i dy kandidatëve për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga lista e Nismës, Albulena Balaj dhe Skënder Susuri të cilët janë shkarkuar nga pozitat e tyre të drejtorëve”, thuhet në reagimin e Nismës në Prizren.

“ Përveç shkeljeve të procedurave këto shkarkime dhe diferencime nuk mund t’ì kuptojmë ndryshe përveç se politike,prandaj, ne edhe njëherë i bëjmë thirrje partisë, e cila udhëheq Qeverinë në largim dhe pushtetin komunal që të ndalojë shantazhet dhe diferencimet politike”.

“ Ne e kuptojmë panikun që është krijuar në taborin e tyre në prag të zgjedhjeve nacionale, por do të kundërshtojmë me forcë shkeljen e ligjit dhe procedurave ligjore kudo që ndodhin ato”.
“Shkeljet të cilat ndodhen ne i kemi paralajmëruar edhe në reagimin tonë të mëhershëm”.

Nisma në Prizren vlerëson se qytetarët e Prizrenit tashmë janë dëshmitar të të shkeljeve të shumta ligjore të bëra nga zyrtarët e pushtetit komunal të Prizrenit.

“Emërimi i disa drejtorëve të shkollave është bërë në mënyrë të jashtëligjshme dhe në kundërshtim të hapur me Udhëzimin Administrativ të MASHT-së numër 08/2014 për procedurat e zgjedhjes së drejtorëve dhe zv. drejtorëve në institucionet edukativo-arsimore”

“ Përveç shkeljeve të shumta të proceduarve këto emërime po marrin më shumë ngjyrime politike mu në prag të zgjedhjeve nacionale”.

“Ne si Lëvizje qytetare dhe subjekt politik dënojmë ashpër mënyrën dhe kohën e përzgjedhjes së këtyre drejtorëve dhe ftojmë organet e drejtësisë që të kryejnë punën e tyre dhe të bëjnë një hetim të hollësishëm të kësaj çështje për të cilën i obligon ligji dhe Kushtetuta e Kosovës. Qytetarët e Prizrenit kanë nevojë për sqarim ligjor të kësaj çështje”/PrizrenPress.com/
.

Më Shumë

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për pagën minimale, nga janari 425 euro dhe 500 euro në korrik

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për rritjen e pagës minimale, duke përcaktuar dy faza të reja të rritjes gjatë vitit 2026. Sipas...

Totaj për mandatin e ri: Besoj dhe shpresoj për performancë të mirë

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, pret një performancë të mirë  të  qeverisjes  në këtë mandat. Ai tregon se  procesi i krijimit dhe funksionalizimit të strukturave...

Lajmet e Fundit