11.1 C
Prizren
E enjte, 28 Nëntor, 2024

Halitjaha për kohën e luftës: Azem Syla ka munguar tërë kohën se ka qëndruar në Shqipëri

Dëshmitari Sadik Halitjaha ka thënë se Azem Syla në kohën sa ishte komandant i përgjithshëm, ka munguar gjatë gjithë kohës në Kosovë pasi që qëndronte në Shqipëri.

Halitjaha tha se në mungesë të Azem Sylës, këtë rol e luante Sokol Bashota, edhe pse sipas tij, këto role nuk kanë qenë funksionale, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Azem Syla ka mungu tanë kohën se ka qëndru në Shqipëri. Këtë rol e ka luajt Sokol Bashota derisa ka qenë prezent, por si duket këto role që janë paraqitur këtu, nuk janë luajtur as 20 % ashtu si duhet, vetëm kanë qenë të menduara, të vendosura të kooridinume, të caktume, funksionale nuk kanë qenë”, tha Halitjaha.

Halitjaha tha se kjo ka qenë para se delegacioni nga Kosova së bashku me Hashim Thaçin dhe udhëheqësit e UÇK-së kanë shkuar në Rambuje.

Halitjaha: Rexhep Selimi është njeri prej atyre që s’ka dal as një orë jashtë fushëveprimit të luftës

Dëshmitari Sadik Halitjaha ka thënë se Rexhep Selimi është njëri prej atyre personave që nuk është larguar asnjëherë nga fusha e luftës që nga fillimi deri në mbarimin e saj.

Halitjaha e tha këtë në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes se Hashim Thaçit përmes avokatit, Gregory Keohe.

“Ndër të rrallët që nuk kam dal as një ditë, as një orë jashtë fushëveprimit të luftës, besoj se këtu e kem edhe Rexhep Selimin, është njeri prej atyre që nuk ka dal kurrë nga fusha e luftës nga fillimi deri në mbarim”, tha Halitjaha..

Veç tjerash, Halitjaha tha se ofensiva e vjeshtës së vitit 1998, përveç UÇK-së ishte e vështirë edhe për popullatën civile.

“Ishte problemi i popullatës civile që i nxori nga shtëpitë, i djegu të gjithat, ata në vështirësi i kemi strehu nëpër tenda, në perroje, lugina të lumenjve dhe i kemi mbrojtë në kodrat përreth tyre me çdo kusht, me çdo gjë dhe me jetën tonë i kemi mbrojtë dhe nuk kanë qenë pak, 15 mijë kanë qenë në Vanishtë. 75 mijë deri në 80 mijë në Divjakë, Krojmirë në atë pjesë, 42 mijë në Luginën e Pagarushes, 12 mijë civil në Malet e Panorcit, 8 mijë civil kanë qenë në Malet e Domanekut, 5 mijë kane qenë në Kabash. Kështu që mbi 200 mijë civil jemi detyru t’i mbajmë nëpër tenda të strehuar nëpër pyje tona”, tha Halitjaha.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e për lëndët filozofi, sociologji dhe psikologji

Halitjaha tha se këtë përgjegjësi ia kishin dhënë vetës dhe se nuk i kishin obliguar askush.

Halitjaha për ofensivën e 27 shtatorit 1998: Në zonën e Budakovës kemi gjetur njerëz të djegur dhe të masakruar

(Përditësuar, ora 11:20)-Sadik Halitjaha gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) ka thënë se në ofensivën e shtatorit në zonën e Budakovës ka pasur humbje të mëdha.

Halitjaha thotë se kanë gjetur njerëz të djegur e të masakruar e po ashtu edhe shtazë të masakruara.

“Përshkrim real i situatës që ka qenë në atë ofansivë të madhe, ku kanë pësu shumë humbje popullata sidomos civile edhe ne na u kanë vra katër ushtar dhe na u kanë plagos 13 të tjerë dhe është e vërtetë që kemi gjetur njerëz të vdekur të futur në stog të sanës dhe të djegur e të masakruar, shtazë të masakruara, shtëpi të djegura tërësisht, kështu ka qenë sic është e përshkrume, z. Avokat”, tha Halitjaha.

Deklarata e Halitjahës erdhi pasi mbrojtja e Hashim Thaçit përmes avokatit Gregory Keohe, pyeti atë për disa fragmente të librit të dëshmitarit e që përshkruanin situatën e 27 shtatorit në zonën e Budakovës.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Tek paragrafi tjetër ju thoni; Popullata e Vraniçit ishte evakuuar. Në paragrafin tjetër thoni që ka pasur shtat orë granatime nga serbët. Në paragrafin e tretë thoni që; këmbësoria ishte në numra të mëdhënjë dhe me pas mësuam nga shtypi serb që kishte 20 mijë trupa ushtarako-policore dhe mbi 300 mjete te motorizuara, tanka, autoblinda, maune pizgaver etj. Thoni se gjatë depërtimit nga Kopeci ishte bërë një luftë e ashpër në mes forcave tona dhe atyre armike çka ka bërë dy herë forcat tona të arrijnë të zmbrapsin me sukses dhe pastaj vazhdoni me teje dhe thoni se Togu i Buzhales pas tërheqjes se popullatës dhe spitalit tërhiqen ne drejtim të staneve të Vranicit, a eshtë ky një vlerësim apo një përshkrim i situatës sic ka qenë situata me 27 shtator në zonën e Budakovës”, pyeti Keohe.

Ndërsa, për komandantët që u larguan dhe shkuan nga lufta në Kosovë në Shqipëri, Halitjaha thotë se ka ndodhur në fillim të shtatorit.

“Kjo ka ndodhur në periudhën me 2, 3 dhe 4 dhe 5 shtator 1998. Batalioni i Vrrinit që është në distancë shumë të madhe me Batalionin e Budakovës ka pas një betejë atje që janë ra 19 dëshmor ku janë plagosur me dhjetëra të tjerë dhe komanda e atij batalioni njësoj si Komanda e Brigadës së Suharekës e kanë pas më afër kufirin anej për Shqipëri dhe kanë ikur për Shqipëri. Drini domethënë Ekrem Rexha, Zafir Berisha bashkë me 20 të tjerë kanë dal në Shqipëri, Drini është kthy në dhjetor 1998 ndërsa Zafiri diku në mars apo në shkurt 1999. Janë shkëput prej lufte, ne atëherë i kemi quajt dezertor”, tha Halitjaha.

Halitjaha: Në kohën e ofensivës së gushtit të ’98-ës ka pas dezertime në UÇK

(Përditësuar, ora 10:55)-Gjatë dëshmisë së tij, dëshmitari Sadik Halitjaha ka thënë se në kohën e muajt gusht të vitit 1998 kur ishte ofensiva e madhe nga forcat serbe, ka pasur dezertime në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Halitjaha tha se kjo gjendje nuk mendon se është krijuar nga frika, por nga misioni i tyre që kanë pasur, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“E vërtetë është ashtu siç e ka shkru në libër edhe Jakup Krasniqi ka pas një ç’thurje nga data 22 gusht kur ka qenë ofansiva e madhe armike serbe, kanë fillu të dezertojnë nga UÇK-ja njerëzit, por jo nuk mendoj në asnjë mënyrë që nga frika, por nga misioni i tyre që kanë pas siç ishte dezertimi i Tahir Zemes, dorëzimi i armëve njëkohësisht ka ikë edhe komanda e brigadës së Suharekës, ashtu siç e dini edhe ju “, tha Halitjaha.

Emmerson: Veseli me ka kërkuar që të bëjë të qartë se ai nuk ka bërë asnjë pretendim kundër Halitjahës

(Përditësuar, ora 10:20)-Mbrojtja e Kadri Veselit përmes avokatit Ben Emmerson tha se klienti i tij i ka kërkuar që të bëjë të qartë publikisht se ai nuk ka bërë dhe nuk bënë asnjë pretendim kundër dëshmitarit Sadik Halitjaha.

“Zoti Veseli me ka kërkuar që ta bëjë shumë të qartë publikisht që ai nuk ka bërë dhe nuk bënë asnjë pretendim fare kundër këtij dëshmitari për çështje të cilat ne i përmendem dje. Pasi i kam parë shënimet e mija, me lejoni të iu them se nuk kam pyetje të tjera për këtë dëshmitar tani”, tha Emmerson.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ndonëse Halitjaha dëshminë e tij po e vazhdon edhe sot, avokati Emmerson tha se nuk ka pyetje shtesë më për atë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërsa, pyetjet për këtë dëshmitar ka filluar që t’i parashtroj mbrojtja e Hashim Thaçit përmes avokatit Gregory Keohe.

Kujtojmë se gjatë dëshmisë së tij, të mërkurën në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) dëshmitari Sadik Halitjaha tha se me porosinë e Kadri Veselit, avokati Ben Emmerson e ka quajtur të shantazhuar.

“Zoti Emmerson ka bërë një digresion kundër meje, si duket me ndikimin e Kadri Veselit, se ashtu erdhi ajo asistentja me një letër, ka thënë se unë jam i shantazhum se pasna pas dhanë një urdhër diku se me u vra një burrë e dy gra dhe koka anku se pse unë nuk kam avokat. Kisha dasht shkurt që të iu drejtohem kryetar i gjykatës e jo avokatit se ajo për mua ishte një thikë pas shpine, ai duhet ta sqaroj drejtë dhe të jetë fer dhe jo të jep goditje poshtë brezit. Të jetë le ta tregoj se ku është urdhri, ku e ka pa, ku e ka ni dhe ku eka atë kopje të urdherin”, tha Halitjaha.

Halitjaha tha se nuk mundet askush ta shantazhojnë atë dhe asnjëherë nuk ka qenë i shantazhuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Nuk duhet të me thotë i shantazhum se kurrë në jetë nuk qenë i shantazhumë. Nuk ka forcë në këtë botë që me shantazhin, mund të me vrasin dhe të me burgosin, por të me ligin dhe me shantazhojnë le ta harron Emmersoni dhe Kadria që e porositi me thanë ashtu”, tha Halitjaha.

Halitjaha tha se në këtë seancë gjyqësore, pa praninë e tij është thënë se ky dëshmitar është pa relevancë.

Urdhërohet ZPS që deri me 14 dhjetor të dorëzojë listën e dëshmitarëve që do të dëshmojnë gjatë periudhës janar-mars 2024

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III urdhëroi Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS) që listën e dëshmitarëve që planifikohen që të dëshmojnë gjatë periudhës janar-mars ta dorëzojë jo me larg se data 14 dhjetor 2023.

Ky urdhër u morë në fillim të seancës gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Trupi gjykues i kujton ZPS-së që detyrimin sipas paragrafit 73 për përshpejtimin gjyqësor sa i takon njoftimin e dëshmitarëve që ZPS-ja synon që të thërras për periudhën tre mujore në vijim. Duke marrë parasysh këtë, trupi gjykues urdhëron ZPS-në që të dorëzoj një listë të dëshmitarëve që planifikon që të jepin dëshmi gjatë periudhës janar deri në mars të 2024, por jo më vonë se të enjten me 14 dhjetor 2023”, tha Smith III.

Kryetari i trupit gjykues foli edhe për çështjen të cilën dëshmitari Saik Halitjaha e ngriti në seancën e djeshme në të cilën tha se avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson e kishte quajtur të shantazhuar. Gjyqtari Smith tha se mbrojtja e interesave të dëshmitarëve është përgjegjësi e trupit gjykues dhe jo e avokatëve.

“Trupi gjykues dëshiron që të qartësoj dy çështje; e para, avokatët e mbrojtjes janë për të përfaqësuar interesat e klientëve të tyre dhe askush tjetër në këto proces gjyqësore. Përgjegjësia për të mbrojtur interesat e drejtpërdrejta e dëshmitareve është përgjegjësi e këtij trupit gjykues dhe jo e avokatëve mbrojtës. Në qoftë se një palë do të ngrehë një çështje që ka të bëjë me të drejtat ose me statusin e viktimave duhet që të jepet njoftim paraprak në mënyrën dhe në kohën e duhur dhe me shkrim për palën kundërshtuese për trupin gjykues sa i takon synimit për të ngritur një çështje të tillë dhe duhet që të jepen gjithashtu hollësi të përshtatshme për çështjen që dëshirojnë tani që të ngrehin shqetësimin e tyre”, tha Smith.

Smith tha se sa i takon çështjes së ngritur nga avokati Ben Emmerson, trupi gjykues ka vlerësuar se ZPS-ja ka vepruar në përputhje me procedurat dhe rregulloret që parashihen për zhvillimin e procesit gjyqësor.

“Sa i takon çështjes së ngritur nga mbrojtja e Veselit për vetëinkriminimin potencial të dëshmitarit 04765, trupi gjykues dëshiron që të qartësoj si më poshtë; Trupi gjykues rikujton se gjatë intervistës me ZPS-në, ZPS-ja në seancën përgatitore të saj e ka informuar dëshmitarin që ai konsiderohet si i dyshuar dhe gjatë intervistës dhe seancës përgatitore ai është informuar gjithashtu edhe për të drejtat e dyshuarit dhe në veçanti për të drejtat e tij për të pasur një avokat ndërkohë që jep dëshmi. Kjo pasqyrohet në transkriptuat e intervistave dhe zhvillimit përgatitor. Trupi gjykues vlerëson se ZPS-ja ka vepruar në përputhje me procedurën e parashikuar dhe me rregulloren për zhvillimin e procesit gjyqësor dhe për këtë arsyeje nuk ka arsyeje të mëtejshme që të trajtohet kjo çështje me teje nga Prokuroria”, tha Smth III.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020./BetimipërDrejtësi

Më Shumë

57 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

57 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. 18 nga këto aksidente kanë përfunduar me të lënduar, ndërkaq 39 me dëme...

Zemra e Forcës

Shkruan: MSc. Shaban Osmanollaj (Kushtuar Ditës së Forcës) Nga dheu i djegur, ku gjaku mbin, Nga malet e lirisë, ku dëshmorët rrin, Lindi një forcë, si flakë mbi...

Lajmet e Fundit