13.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Haradinaj: Dokumentet e sjella në zyrat e OVL-UÇK-së ishin kurth e qëllimshme

Po vazhdon edhe të enjten e 13 janarit marrja në pyetje për të tretën ditë me radhë e Nasim Haradinajt nga ana e Prokurorit Special (PS), ai thotë se dokumentet e sjella në zyrat e tyre janë sjellë qëllimshëm vetëm që t’i fusin në kurth.

“Publikimi i dokumenteve nëse nuk i kishte ftuar mediat, ato nuk do të ishin publikuar”. Kjo është nga video incizimi i një debati mbi të cilin PS e ngarkon Haradinaj për shpërndarje të dokumentacionit.

 

Haradinaj: Ne nuk kemi shumëzuar, shpërndarë e as publikuar dokumentet

Haradinaj thotë se ishte në interes të publikut të tregohet se ato dokumente ju kanë shkuar në zyrat e tyre, dhe është pjesë e mediave apo të të tjerëve se a i shpërndajnë a i publikojnë apo jo.

Mirëpo, ai thotë se “ato dokumente ishin publike përderisa ato ju kanë shkuar në zyrë, andaj ato nuk ishin sekrete”.

Seanca ka fillua me pyetjen se a është marr materiali nga zyrtarët e prokurorisë një ditë pasi kanë arritur ato materiale në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës (OVL-UÇK).

Dhënia e dëshmisë fillestare nga ana e Haradinajt ishte rreth një postimi të Faton Klinakut të cilin e kishte shpërnda pastaj Haradinaj në rrjetin social Facebook, ku PS insistonte se ky e ka bërë postimin fillestar, mirëpo ai ka dëshmuar të kundërtën, sepse atë dokument ai ka thënë se nuk e ka parë fizikisht asnjëherë dhe se nuk e dinë përmbajtjen e atij dokumenti pasi që është në gjuhën angleze.

PS pretendon se ai dokument është publikuar nga Haradinaj në një televizion, mirëpo dëgjohet nga prova se Haradinaj thotë se nuk është detyrë e tij dhe OVL-UÇK-së të bëjë publikimin e atyre dokumenteve.

Haradinaj ka thënë se për materialet e dërguara në zyrat e tyre, dëshmitari nr.1 ka thënë se materialet mund të jenë të ndjeshme dhe se ato nuk duhet të shumohen, nuk duhet të publikohen. Por, asnjëherë sipas Haradinajt dëshmitari nr.1 nuk ju ka kthyer përgjigje organizatës se a ishin ato materiale të tilla apo jo.

Ai ka thënë se Zekrija Shabani i “Infokus” ka sakrifikuar gazetarin e mediumit të tij, pasi që e ka marr dosjen komplet dhe se para kthimit të dosjes, materiale të saj janë publikuar. Ai thotë se janë provokuar në vazhdimësi nga ana e tij.

“Ai ka marr komplet dosjen, dhe menjëherë ju ka lajmërua ju. Kur them për vuajtjen e tij, e kam fjalën për përgjegjësinë që i takon atij”.

“Kush e ka mësua këtë ju e dini, a e ka mësua ndonjë shok i juaji a jo se di, por ky e ka kry detyrën e juaj”.

Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.

Arrestimi i Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt nga zyrtarët e EULEX dhe përfaqësuesit e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale

Ndërsa, gjatë ditës së djeshme, ish-nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, përpara trupit gjykues tha se gjatë luftës në Kosovë ka vrarë ushtarë e oficerë serbë, por jo aq sa ka dashur.

“Unë asnjëherë s’kam pas punë me civilë, kur jam ndeshur me ushtarë serbë, sa kam mundur i kam korrur, sa herë kam mujtë. Edhe e dinë saktë ata, sa herë kam mundur dhe ku kam nxënë ushtrinë e Slobodan Millosheviçit në Koshare e kam gjujtë”, është shprehur Haradinaj.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Si u vra para syve të gruas e vajzës? – Zbulohen detaje tronditëse të vrasjes së Beqir Morinës në Prizren

Beqir Morina u vra në mënyrë mizore me dhjetë plumba në kokë para syve të bashkëshortes dhe vajzës së tij 8-vjeçare. Aktakuza e Prokurorisë Themelore...

Totaj inspekton ndërtimin e obeliskut të UÇK-së

Në vazhdën e punimeve, në projektin “Ndërtimi i infrastrukturës (rrugëve dhe ambientit), turizmit kulturor në Leskovec”, sot, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku...

Lajmet e Fundit