6.2 C
Prizren
E enjte, 26 Shkurt, 2026

Has : Zymi i mërgimtarëve

Rrezet e diellit, në muajin korrik, bien edhe mbi “Gurin e kurbetçarit”, lapidar ky i vendosur në qendër të fshatit Zym të Hasit të Prizrenit.

Me gjithë praninë e diellit, i njëjti nuk shkëlqen. Por ruan ngjyrën e përhimët, karakteristikë kjo e këtij vendbanimi me traditë të gjatë historike e kulturore, shkruan sot “Koha Ditore”.

Madje edhe krijon ndjesinë sikur është humbur ngrohtësia në këtë mjedis. Edhe pse është stina e verës, në rrugët e fshatit nuk shihet njeri. Kjo për faktin se pjesa dërrmuese e banorëve kanë migruar në botën e jashtme, në kërkim të një jetese më të mirë.

90 për qind e banorëve në kurbet

Në kurbet jetojnë rreth 90 për qind e banorëve të Zymit. Prandaj edhe vite më parë, gjatë shënimit të “Ditëve të Diasporës” është përuruar lapidari, që e simbolizon rrugën e kurbetit.

Për dallim prej vendbanimeve të tjera në Kosovë, ku vera sjell në vendlindje mërgimtarët, në Zym nuk ndodh e njëjta gjë, për shkak se shumica e mërgimtarëve të kësaj ane merren me zejen e bukëpjekësit dhe e shfrytëzojnë sezonin e turizmit për punë kryesisht në zonat bregdetare të Kroacisë, por edhe shtetet e tjera të rajonit e Evropës.

Ndërkohë edhe ata pak të rinj, që jetojnë në Zym, gjatë verës ikin për punë sezonale tek të afërmit e tyre në mërgim. Një situatë e tillë bën që në mes të korrikut të mbretërojë qetësia në këtë fshat, që shkon përtej idilës rurale.

Në orët e pasdites, për pak minuta dëgjohet zëri i kambanës së kishës së fshatit, që më pastaj i lë vend cicërimave të zogjve. Lëvizjet janë shumë të rralla.

Më Shumë

Bashkimi ndahet me dy basketbollistë të huaj

Bashkimi ka zyrtarizuar përfundimin e bashkëpunimit me dy lojtarët e huaj të skuadrës, duke konfirmuar largimin e Josh Nzeakor dhe Isaiah Cousins. Lajmi është bërë...

Çahet toka në “Tusus” të Prizrenit, banorët ndihen të rrezikuar

Banorët e lagjes “Tusus” të Prizrenit janë të shqetësuar për faktin se toka në këtë pjesë, po çahet dita-ditës, dhe të po ndihen...

Lajmet e Fundit