Haskuka tregon se çka fiton Prizreni nga marrëveshja me BERZH-in

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka falënderuar kuvendarët që votuan marrëveshjen e Komunës së Prizrenit me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për projektin “Efiçiencë të Energjisë”.

“Nga kjo marrëveshje, nëpërmjet të cilës do të investohet në 100 objekte publike komunale (shkolla, QMF dhe objekte të tjera komunale) me renovime në vlerë prej 6,9 milionë eurosh, do të përfitojë Komuna e Prizrenit, si me grantin në vlerë prej 1 milion eurove, ashtu edhe nëpërmjet kursimeve në shpenzimet komunale, që arrijnë deri në 278,000 euro në vit”, shkruan Haskuka në Facebook.

“Ndërkaq, përfitues kryesorë të këtij projekti janë qytetarët e komunës së Prizrenit, meqë projekti ndikon pozitivisht në arsim, shëndetësi, kulturë e sport, mundëson ambient më të pastër dhe më të shëndetshëm, si dhe lufton ndryshimet klimatike”.

“Me këtë rast dua t’i falënderoj të gjithë asamblistët të cilët miratuan këtë marrëveshje, i cili hap rrugën që Prizreni të jetë Komuna e parë që i përmbush standardet evropiane për efiçiencë të energjisë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet “dileri” i kërkuar në Prizren, ishte i dënuar me rreth 1 vit burgim

Policia në Prizren, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar të kërkuarin që ishte dënuar me 10 muaj burg efektiv, pasi dyshohet se kishte kryer...

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Lajmet e Fundit