9.9 C
Prizren
E mërkurë, 28 Janar, 2026

Haxhi Avdyli kërkon Komision hetimor për lejet e hidrocentraleve

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avduli ka iniciuar kërkesën për ngritjen e Komisionit parlamentar për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës. Në një paraqitje para mediave, Avdyli tha se në kohë pandemie mjedisi është lënë anash.

Avdyli tha se ky komision në mënyrë të veçantë do të adresojë shkeljet eventuale ligjore procedurale në dhënien e lejeve të ministrive të linjës dhe autoriteteve të tjera për operimin e hidrocentraleve.

Për këtë iniciativë, deputeti i LDK-së tha se ka marrë përkrahjen e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, ndërsa ka kërkuar mbështetje edhe nga GP i LDK në të cilën bën pjesë por që raportet me partinë e tij nuk janë më të mira për shkak të kundërshtimeve ndaj Qeverisë Hoti, raporton KP, transmeton Klan Kosova.

Më Shumë

Ky person po kërkohet nga Policia për vjedhje në Malishevë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Malishevë, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, për identifikimin dhe lokalizimin e një...

Prizreni nën vëzhgim, parkohen automjetet e Policisë, gati për transportimin e ‘komisionerëve manipulues’

Automjetet e Policisë janë vendosur në pika kyçe, teksa po përgatiten masat për mbërritjen e komisionerëve zgjedhorë. Ky mobilizim vjen në kuadër të aksionit policor...

Lajmet e Fundit