Haxhi Avdyli kritikon shpërfilljen e komunarëve në ceremoninë e pranimit të autoambulancës

Përfaqësues të Degës së LDK-së në Prizren kanë kritikuar mënyrën e realizimit të ceremonisë së dorëzimpranimit të një autoambulance për nevoja të Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Reçanë.

Ky donacion i dhuruar të shtunën nga drejtues të Ministrisë së Shëndetësisë, sipas anëtarëve të LDK-së, pjesë e koalicionit në nivel lokal, është dashur të bëhej edhe me praninë e zyrtarëve të Ekzekutivit komunal, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka shprehur habinë se si MSH-ja gjatë dorëzimit të autoambulancës për QMF-në e Reçanit i ka anashkaluar organet komunale.

“Fshati Recanë merr donacion një autoambulancë nga Ministria e Shëndetësisë, ku anashkalohen tërësisht organet komunale.

Ngarendin të bëjnë foto para rrotave të autoambulancës, politikanë të partive që i përkasin të së kaluarës së Prizrenit. Në fundvit në Prizren ka ndodhur një ndryshim më duket dhe ekziston një pushtet lokal që do duhej të kujdesej për shëndetin e popullatës, por dikush ende po sheh ëndrra që PDK-ja po e udhëheq Prizrenin”, ka bërë të ditur Avdyli përmes rrjeteve sociale./koha ditore/

Më Shumë

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Në Vërmicë po rregullohet shtrati i gurrës dhe rruga fushore

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka përcjellë nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Vërmicë, ku po realizohet...

Lajmet e Fundit