Haxhi Avdyli ‘pajton’ asamblistët e LDK-së në Prizren

haxhi avdyli me asamblistKryetari i Degës së LDK-së në Prizren Haxhi Avdyli, ka kërkuar nga asamblistët e këtij subjekti politik që t’i harmonizojnë qëndrimet në Asamblenë Komunale.

“Në takim të gjithë asamblistët u pajtuan për një bashkërendim opozitar në Kuvend”, njofton Avdyli në Facebook.

Asamblistët e LDK-së në Prizren, deri më tash kanë vepruar në mënyra të ndarë në Asamble.

Kryetari Avdyli, ndërkaq ka premtuar se Grupi i ekspertëve do t’i ndihmojë në çështjet e caktuar asamblistët e LDK-së.

“Po ashtu u pajtuam për takime të rregullta para seancave për harmonizimin e qëndrimeve”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dragashi përfiton mbi 883 mijë euro nga Granti i Performancës Komunale

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se ka nënshkruar Grantin e Performancës Komunale në vlerë prej 883,837.56 euro, mjete të cilat...

Dragashi shënon Ditën e Çlirimit

Me një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe solemne, Komuna e Dragashit ka shënuar 12 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Komunës, duke nderuar dëshmorët, veteranët...

Lajmet e Fundit