13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Hazir Berisha: Reshjet e borës, shkaktuan nëntë aksidente në Prizren

hazir berishaNëntë aksidente të trafikut kanë ndodhur në rajonin e Prizrenit,pas reshjeve të fundit të borës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Hazir Berisha, tha se 7 aksidentete kanë përfunduar vetëm me dëme materiale, ndërkaq dy të tjera ka pasur edhe të lënduar.

“Si pasojë e të reshurave të borës dhe ngricave nëpër rrugë janë shënuar 9 aksidente, 7 me dëme materiale ndërkaq në 2 aksidente ka pasur edhe të lënduar”, tha Berisha.

Sipas tij, në orët e para të mëngjesit janë paraqitur disa vështirësi, “por më pas gjendja është përmirësuar nëpër rrugë”.

“Për shkak të motit të lig, të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion duhet t’i kenë me vete të gjitha pajisjet e nevojshme dimërore”.

“Në rrugë ku paraqitet më pak siguri për vozitësit, policia është e angazhuar në numër më të madh”.

Përveç policisë, edhe qytetarë të shumtë shprehen ankesat e tyre për vonesë në pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve në komunën e Prizrenit gjatë mëngjesit të hershëm. /TVPZ/

Më Shumë

Me fishekzjarre nga Kalaja lajmërohet ardhja e iftarit në Prizren (FOTO)

Në qytetin e Prizrenit po vazhdon të mbahet gjallë tradita e hedhjes së “topit të iftarit” që paralajmëron hyrjen e kohës kur agjëruesit mund...

Shtylla rrezikon banorët në Prizren

Për gjashtë vjet rresht, një shtyllë elektrike që është e tej ngarkuar me kabllo po rrezikon banorët e një shtëpie në rrugën "Edit Durham"...

Lajmet e Fundit