Anëtari i vjetër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Haziz Hodaj, nuk do të jetë delegat në Kuvendin e kësaj partie që do të mbahet të shtunën.
Ai ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se për herë të parë pas 30 vitesh nuk është delegat i Kuvendit të LDK-së, duke lënë të kuptohet se përzgjedhja nuk është bërë mbi bazën e përvojës.
KLIKO LINKUN:https://www.facebook.com/reel/4294222634125257
“Pas 30 vitesh, për herë të parë nuk jam delegat i Kuvendit të LDK-së. Sepse përvoja nuk ishte kriter, bindja po. Tani i çliruar e përciell Kuvendin pa barrën e hipokrizisë”, ka shkruar Hodaj.
LDK-ja do të mbajë të shtunën Kuvendin e saj, në të cilin pritet të vendoset për drejtimin e partisë. Kryetari aktual, Lumir Abdixhiku, synon konfirmimin në krye të partisë, ndërsa ish-kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar se do të kërkojë mbështetjen e delegatëve për të marrë udhëheqjen e LDK-së.
Ndërsa Abdixhiku është shprehur i qetë për rezultatin e Kuvendit, Hoti ka deklaruar se procese të tilla “asnjëherë nuk janë të parashikueshme” në LDK.
Anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mblidhen të shtunën në mesditë për të vendosur për drejtimin e partisë më të vjetër parlamentare në vend, e cila në zgjedhjet e fundit parlamentare ka marrë 13.23 për qind të votave./PrizrenPress.com/
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
