10.4 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Henry: Fitorja e Shqipërisë më mirë se titulli i portugezëve

Një fitore entuziazmuese si ajo e Shqipërisë, në një stadium të veshur kuqezi dhe këndonte shqip, e që bëri krenar një popull të tërë, është më mirë sesa titulli Europian i fituar pa shkëlqim nga Portugalia.

Ky është mendimi i një legjende të futbollit si Thierry Henry.

I ftuar në studion e televizionit britanik, BBC, në rolin e analistit për Kampionatin Europian, ish-sulmuesi i Francës komentoi, me jo pak rezerva faktin që një skuadër e renditur e treta në fazën e grupeve, ku regjistroi tre barazime arriti të triumfonte në turneun më të rëndësishëm të futbollit kontinental.

“Kur lejon vendin e tretë të grupit të kualifikohet, skuadrat e kanë të qartë që edhe tre barazime mund të mjaftojnë. Megjithatë, jam më tepër i lumtur të shoh Shqipërinë kur fiton ndeshjen, apo atë çfarë bëri Islanda në Euro 2016. Mendoj se rregullat e reja mbytën fazën e grupeve në Europian”.

Kjo nuk ishte hera e parë që Thierry Henry vlerësoi Shqipërinë gjatë turneut në Francës. Ish-lojtari i Juventusit u shpreh i surprizuar nga debutimi i kuqezinjve përballë Zvicrës, ndërsa nuk e fshehu befasinë e tij për lojën e mirë të skuadrës së Gianni De Biasit edhe ndaj Francës. Henry vlerësoi edhe fitoren e Shqipërisë me Rumaninë, duke e cilësuar “një sukses të madh në Europian”, ndërsa analizoi edhe shanset e pakta të Kombëtares për të kaluar fazën e grupeve, për shkak të golavarazhit negativ me dy gola. Një parashikim që doli i saktë, me kuqezinjtë që në mënyrë të pamerituar u detyruan të largoheshin nga Kampionati Europian.

Më Shumë

Arrestohen dy persona në Prizren, policia u gjen 6.70 gramë marihuanë

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Prizren pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e...

Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë

Pasurinë që e posedojnë duhet ta deklarojnë. Kështu, mijëra zyrtarë të funksioneve publike në Kosovë janë të obliguar të deklarojnë pasurinë e tyre për...

Lajmet e Fundit