Heqja e kalldrëmit të vjetër në zonën e “Kejit” në Shatërvan ka zgjuar interesim dhe diskutim të madh në opinionin publik.
KLIKO VIDEON: https://www.facebook.com/reel/27684284817881954
Megjithatë, përtej nostalgjisë që kjo hapësirë mbart në kujtesën kolektive të qytetarëve, ky intervenim shënon edhe fillimin e një kapitulli të ri për njërën nga zonat më ikonike dhe më të dashura të Prizrenit.
Në kuadër të punimeve për rehabilitimin dhe rivitalizimin e kësaj hapësire të frekuentuar çdo ditë nga qytetarë dhe vizitorë, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka ndërmarrë veprime konkrete me synim përmirësimin e funksionalitetit, rritjen e sigurisë dhe rikthimin e sharmit urban që e karakterizon këtë pjesë të qytetit.
KLIKO VIDEON https://www.facebook.com/reel/2521848758209808
KLIKO VIDEON https://www.facebook.com/reel/1430800188460424
“Drejt përfundimit punimet për rehabilitimin dhe rivitalizimin e “Kejit” në Shadërvan, intervenim i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, me qëllim të rikthimit të sharmit dhe funksionalitetit të kësaj pjese të frekuentuar dhe të rëndësishme të Prizrenit”.
Pavarësisht se kalldërmat e vjetër janë eliminuar në këtë pjesë, qytetarët po shprehin mendime pozitive për këtë projekt.
KLIKO VIDEON:https://www.facebook.com/reel/2423652141385870/?s=single_unit
Me përfundimin e plotë të punimeve në ditët në vijim, pritet që “Keji” i Shatërvanit të shndërrohet edhe më shumë në një hapësirë të preferuar për qytetarët, turistët dhe bizneset lokale, duke kontribuar në zhvillimin urban dhe kulturor të qytetit të Prizrenit./Gazeta10
Prizrenit./Gazeta10
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
