29.8 C
Prizren
E mërkurë, 26 Qershor, 2024

Hetohet dëmtimi i xhamisë së Namazgjahut në Prizren

Policia në Prizren ka filluar hetimet për dëmtimin e xhamisë së Namazgjahut.

Ajo i ka marrë të gjitha provat në vend të ngjarjes.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj tregon se hetimet nuk do të ndalen derisa të kapen dëmtuesit e objektit.

“Policia ka dal në terren dhe i ka mbledhur të gjitha provat dhe ka marrë deklarata të dëshmitarëve “, thotë Osmanollaj për “PrizrePress’.

Sipas tij, policia është e angazhuar që t’i ruajë objektet fetare dhe ato të trashëgimisë kulturore në Prizren.

“Njëri nga prioritetet e policisë është edhe ruajtja e objekteve fetare e kulturore”, shprehet ai.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizrenit, ka reaguar për dëmtimin e xhamisë së Namazgjahut.

“Pas vërtetimit në vend, ekziston dyshimi i bazuar, se persona të pandërgjegjshëm, qëllimisht i kanë dëmtuar dy shtyllat e kurorës së hytbes në objektin e Namazgjahut, duke synuar rrëzimin e saj”, thuhet në reagimin e BI-së në Prizren.

“Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, kërkon nga Policia e Kosovës, që të ndërmarrë veprimet e duhura, për gjetjen dhe marrjen në përgjegjësi të personave, që e kanë shkaktuar këtë dëm të madh, ndaj xhamisë, si një objekt i rëndësisë së veçantë për trashëgiminë kulturore e historike të Kosovës”.

“Po ashtu, kërkojmë nga Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Prizren (QRTK), si dhe nga organet e tjera kompetente, lokale apo qendrore, që të ndërmarrin veprimet adekuate për sanimin e gjendjes dhe trajtimin e xhamisë së Namazgjahut, në mënyrë meritore”.

Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, vlerëson se objekti i xhamisë së Namazgjahut, sidomos viteve të fundit, është lënë pas dore dhe pa përkujdesjen e duhur.

“Ambienti brenda tij është i papastër me përplot mbeturina, ndriçimi nuk funksionon, ulëset janë shkatërruar, hapësirat e gjelbërta nuk mirëmbahen fare”.

Edhe kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka reaguar për dëmtimet në xhaminë e Namazgjahut në Prizren.

Ai ka ftuar Policinë e Kosovës dhe organet e drejtësisë që t’i gjejnë fajtorët.

“Dëmtimi i pronës publike është vandalizëm dhe i sanksionuar me ligj, ndërsa dëmtimi i monumenteve të trashëgimisë kulturore është vepër penale. Sipas ligjeve në fuqi, dënimi për këto vepra mund të shkojë deri në 5 vjet burgim”.

“Dëmtimet e shkaktuara në xhaminë e hapur të Namazgjahut janë akte kriminale nga njerëz të papërgjegjshëm dhe qyqar”.

“Ftoj Policinë e Kosovës dhe organet e drejtësisë që t’i gjejnë fajtorët në mënyrë që t’i marrin dënimet e merituara”.

“Objektet e trashëgimisë kulturore janë pasuri e përbashkët që e dallojnë Prizrenin si qytet historik dhe për to duhet të kujdesemi sikurse që kujdesemi për shtëpinë tonë”, vlerëson Haskuka./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ndahet nga jeta nëna e legjendës Pele, nuk e mësoi kurrë për vdekjen e djalit të saj

Celeste Arantes, nëna e legjendës së futbollit Pele, vdiq të premten në moshën 101-vjeçare. Arantes i kaloi pesë vjetët e fundit në një gjendje vegjetative...

Prizren, policia në veprim kundër parkimeve joligjore dhe zhurmave

Policia e Kosovës nga rajoni i Prizrenit ka hartuar një plan operativ kundër parkingjeve ilegale dhe zhurmës në lagjen “Ortakoll”, duke shqiptuar më shumë...

Lajmet e Fundit