15.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Hora e Arbëreshëvet feston 535-vjetorin e themelimit

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët kujton sot festën e themelimit të qytezës arbëreshe, Hora e Arbëreshëvet. Kjo komunë që gjendet në Siçili, u themelua më 30 gusht të vitit 1488, nga një grup shqiptarësh të larguar nga trojet e tyre. Thuhet se shumë prej anëtarëve të parë të kësaj bashkësie ishin nga zona e Himarës.

Tradita e festimit ka marrë formë zyrtare në vitin 2017, dhe prej këtij viti nderohet si një ngjarje kulturore me rëndësi të veçantë për komunitetet arbëreshe, në vazhdimin dhe forcimin e rrënjëve, traditës, historisë, gjuhës dhe identitetit arbëresh.

Aktivitetet artistiko-kulturore të këtij viti nisën që në datën 28 gusht.

Hora e Arbëreshëvet me 6.427 banorë, njihet si kryeqytet i arbëreshëve, një nga bashkësitë më të mëdha te komuniteteve historike shqiptare të Italisë, qendra më e rëndësishme dhe më e populluar e arbëreshëve të Sicilisë, ku ndodhet selìa e peshkopit të Kishës Bizantine Italo-Shqiptare në Sicili, Eparkia (ose Eparhia) e Horës së Arbëreshëvet.

Hora e Arbëreshëvet ndodhet në këmbët e një mali të lartë, 24 km larg nga Palermo. Ajo ka ruajtur shumë elemente etnike të kulturës së saj shqiptare, veçantitë e saj kulturore, gjuhësore, fetare (gjuhën, ritin bizantin, veshjet tradicionale, zakonet, muzikën, folklorin). Banorët janë pasardhës të familjeve shqiptare, duke përfshirë edhe fisnikët dhe të afërmit e Skënderbeut, që u vendosën në Italinë e Jugut gjatë pushtimeve të Perandorisë Osmane në Ballkan. Identiteti arbëror i Horës së Arbëreshëvet është i fortë, në fakt gjuha arbëreshe flitet nga tërë bashkësia dhe përdoret në gazeta, shkolla dhe radio.

Bashkia përdor në dokumentet zyrtare dygjuhësore gjuhën shqipe dhe italiane për banorët e saj, në bazë të ligjit ekzistues për mbrojtjen e pakicave etnike dhe gjuhësore në Itali./ATSh/

Më Shumë

Veselaj-Gjutaj ndan certifikatat për pjesëmarrësit e trajnimit për rishikimin e teksteve shkollore

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gjutaj, ka njoftuar se në ambientet e Drejtorisë Komunale të Arsimit është mbajtur ceremonia e shpërndarjes së certifikatave...

Prof. Mehmet Topalli – Një jetë e tëra për gjuhën shqipe

Prof. Mehmet Topalli, magjistër i shkencave të filologjisë, ishte një ndër personalitetet më të çmuara të arsimit dhe kulturës shqiptare. Për dekada me radhë,...

Lajmet e Fundit