Momentet kur avioni italian filmon drogën në Shqipëri

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, Drejtori i Përgjithshëm për Rendin dhe Sigurinë Altin Qato, Drejtori i Misionit Interforza Dr. Michele Grillo ndoqën një nga operacionet anti-kanabis në zonën e Tepelenës.

Operacioni u zhvillua në kuadër të zbatimit të protokollit operativ ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë dhe Ministrisë së Brendshme të Italisë, për monitorimin ajror me avionë të posaçëm të Guardia di Finanza me teknologjinë më të fundit.

Në operacionin e radhës u angazhuan rreth 50 forca policore dhe u shkatërruan më shumë se 6.100 bimë narkotike në këtë zonë me parcela.

Nga 1 janari deri në 22 korrik 2015, janë asgjesuar 261.699 bimë narkotike kannabis sattiva.

Në vitin 2014, janë asgjesuar 530.177 bimë narkotike kannabis sativa.

Më Shumë

Marshi i Çlirimit mbledh çiklistët në Dragash

Për nder të Ditës së Çlirimit, Klubi i Çiklizmit Opoja, me mbështetjen e Komunës së Dragashit, organizon sot (e dielë, 28 qershor 2026), Marshin...

KF Drini i Bardhë vazhdon bashkëpunimin me trajnerin Robert Gjeraj

Klubi i Futbollit KF Drini i Bardhë i Hasit ka njoftuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Robert Gjeraj edhe për sezonin e ardhshëm. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit